Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...

Tiranë 21 Dhjetor 2013 - Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri (ACCE),prezantoi sot në seancën dëgjimore e organizuar nga nënkomisioni “Për të drejtat e njeriut” në bashkëpunim me Grupin e Grave deputete, disa rekomandime ne lidhje me project-buxhetin e vitit 2014.
Të pranishëm në seancë ishin përfaqësues të shoqërisë civile që operojnë në fushën e të drejtave të fëmijeve, të grave, përfaqësues te Ministrise të Financave, Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Ministria e Shendetësisë deputetë, përfaqësues të qeverisë, etj.
Seanca dëgjimore u drejtua nga Znj. Vasilika Hysi e cila u shpreh se ky buxhet është diskutuar në të gjitha komisionet e përhershme parlamentare lidhur me çështjet e grave dhe fëmijëve, ku janë zhvilluar seanca të veçanta dëgjimore me përfaqësuesit e ministrive të institucioneve të pavarura dhe kushtetuese.
Gjatë këtij debati të hapur Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve (ACCE) parashtroi një sërë rekomandimesh ndër te cilat përmendim: rritjen e buxhetit për arsimin në jo më pak se 5% te BDP-së me qëllim rritjen e financimit në sistemin arsimor publik, hartimin e linjë buxhetore dedikuar posaçërisht ofrimit pa pagesë të edukimit parashkollor për fëmijët e moshës 3 deri në 6 vjeç me fokus të vecantë përfshirjen e fëmijëve me vulnerabël të popullsisë në të gjithë vendin, dhënia e bursave mujore për fëmijët me disavantazhe sociale dhe ekonomike,alokim të një pjese të buxhetit për të siguruar transportin e fëmijët në nevojë si dhe ata që jetojnë në zonat rurale dhe të margjinalizuara.
Për më shumë informacion, kontaktoni: Znj. Linda Pino, Koordinatore e Koalicionit, E-mail: linda.pino@crca.al ose në numrin e telefonit +355 4 242264.
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al