Rreth Nesh

Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri, (ACCE) është një rrjet jo-formal, i themeluar në vitin 2004 nga: Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve,Qëndra e informacionit dhe Kërkimeve për të drejtat e Fëmijëve, ALO 116 dhe që prej vitit 2013 MEDPAK, Partnerë për Fëmijët, Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën,Fondacioni Shqiptarë për të Drejtat e Prsonave me Aftësi të Kufizuara, La Casa nel Cuore, ADRA Albania, Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar, Federata e Arsimit dhe Shkencës, Fëmijët Sot, PINK Embassy, u bënë pjesë e Koalicionit me qëllim kryesor për të avokuar për të drejtën universale të fëmijëve për arsimim. Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri, është anëtare e Fushatës Botërore për Arsimin si dhe organizatore e aktivitetit të përvitshëm Java Botërore e Arsimit , “Edukim për të Gjithë”.

VIZIONI

Vizioni ynë është që cdo fëmijë pavarësisht aftësive që ka, gëzon të drejtën universale për arsim publik cilësor dhe gjithëpëshirës.

OBJEKTIVAT

  • Respektimi i të drejtës universale të fëmijëve për të ndjekur arsim publik;
  • Garantimi i të drejtës për çdo fëmijë për për të vijuar arsimin e detyruar publik dhe pa pagesë;
  • Avokimi për një arsim publik cilësor, gjithëpërfshirës për çdo fëmijë në  mbarë vendin;
  • Garantimi i mundësisë për arsim për çdo fëmijë vajzë për të vijuar arsimin e mesëm;
  • Partneritet i vazhdueshem me mësuesit për të përmirësuar cilësinë dhe pjesmarrjen e fëmijëve në sistemin arsimor.

SYNIMET

  • Përmirësimi i standarteve ligjore që lidhen me arsimin parauniversitar në Shqipëri;
  • Organizimi i fushatave ndërgjegjësuese mbi rëndësinë e arsimit;
  • Rritja e cilësisë së arsimit, krijimi i  shkollave miqësore për fëmijët si dhe përmirësimit të infrakstruturës së shkollave;
  • Të vendosë arsimin e fëmijërisë së hershme një prioritet të politikave dhe legjislacionit në vend.

VEPRIMTARITË

  • Përgatitja e rekomandimeve mbi Dispozitat Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar;
  • Autore e Raporteve: “Shqipëria dhe Situata në Arsimin Parauniversitar”,“Zhvillimi Profesional dhe Vlerësimi i Mësuesve në Shqipëri”;
  • Anëtare e grupit të punës pranë institucionit të Avokatit të Popullit mbi “Rekomandimet rreth Komunitetit Rom”;
  • Nismëtar dhe pjesmarrës aktiv në seanca dëgjimore parlamentare mbi arsimin;
  • Organiziatore e takime konsultuese ndërmjet Organizatave të  Shoqërisë Civile dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit;
  • Pjesëmarrëse në reformat e ndërmarra nga MAS në bashkëpunim me IZHA dhe organizata ndërkombëtare “Reforma e Arsimit Parauniversitar”,“Shkolla si Qendër Komunitare”, “Reforma e Kurrikulës”, “Draftimi i Standarteve të Arsimit Prashkollor”

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us