Ben Andoni

Ben Andoni,  është një ndër gazetarët më të njohur në Shqipëri. Ai ka shkruar për gazetat “Koha Jonë”, ka qenë redaktor kulture i gazetave “Gazeta Shqiptare” dhe “Korrieri”, kryeredaktor i revistës javore politiko-sociale “ABC” dhe zëvendës kryeredaktor i revistës “MAPO” dhe “Java”. Aktualisht, është kryeredaktor i suplementit kulturor kombëtar “Milosao”.

Ai ka qenë korrespondent i agjencisë së lajmeve BETA të Beogradit dhe sot është kontributor i ORF-së (Televizionit Publik Austriak), si edhe kontribuon vazhdimisht si publicist në periodikët e vendit dhe të Kosovës. Ai është një aktivist për të drejtat e njeriut dhe jep ndihmën e tij në shumë veprimtari të shoqërisë civile, përfshi edhe pjesëmarrjen e tij në Konferencën e 2-të “Mbrojtja e Fëmijëve nga Dhuna në Shqipëri”.

Ben Andoni përkthen nga gjuhët sllave të ish-Jugosllavisë dhe atë angleze. Mban disa çmime kombëtare për veprimtari të ndryshme në fushën e medias.

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us