Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...
Bëhu pjesë E Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve dhe e Lëvizjes për një Arsim Cilësor për çdo fëmijë në Shqipëri!
E nderuar Zonjë / I nderuar Zotëri,
Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri (ACCE), është një rrjet i organizatave të shoqërisë civile, i themeluar në vitin 2004, me qëllim kryesor të bëjë të mundur plotësimin e të drejtës universale për arsimim për çdo fëmijë. Objektivat e Koalicionit fokusohen tek avokimi për të respektuar të drejtën e fëmijëve në arsim, arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës për çdo fëmijë si dhe garantimin e mundësisë së arsimit për çdo fëmijë vajzë.
Pjesë e ACCE janë ndër organizatat kryesore të shoqërisë civile, si: CRCA Shqipëri, ALO 116, MEDPAK, Partnerë për Fëmijët, Sindikata e Arsimit, La Casa nel Cuore, ADRF, ADRA, SHKEJ, Fëmijët Sot, Qendra e Informacionit për të Drejtat e Fëmijëve etj. Përmes zbatimit të nismave, fushatave dhe programeve,ACCE synon të përmirësojë standartet ligjore që lidhen me arsimin para-universitar në Shqipëri, organizon fushata ndërgjegjësuese për të komunikuar qëllimet dhe objektivat e arsimit tek prinderit, mësuesit dhe publikun e gjërë.
Që prej krijimit të saj, ACCE ka dhënë kontributin e saj në draftimin e Dispozitave Normative të Ligjit të Arsimit para-universitar (2012), ka qënë pjesë aktive e grupit të punës pranë Avokatit të Popullit për minoritetin Rrom, si dhe ka marre pjesë në seanca të ndryshme dëgjimore parlamentare. Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve ka mundësuar takime konsultuese të shoqërisë civile me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Raportin Vlerësues mbi Arsimin para-universitar, si dhe pjesëmarrja në tryezën teknike “Shkolla si Qëndër Komunitare” e kanë pozicionuar ACCE si një aktor të aftë për të sjellë ndryshim.
Në kuadër të përpjekjeve për të fuqizuar Koalicionin për Arsimin e Fëmijëvë në Shqipëri dhe me mbështetjen e Fushatës Globale për Arsim (Global Campaign for Education), kam kënaqësinë që të ftoj organizatën tuaj të bëhet anëtare e Koalicionit, pasi sëbashku zëri ynë në mbështetje të të drejtës së arsimit për çdo fëmijë do të bëhet edhe më i fortë.
Për më tepër informacion ju lutem kontaktoni
Znj. Linda Pino
Koordinatore e Koalicionit
E-mail: linda.pino@crca.al / Tel: + 355697240661
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al