- Home
- Rreth Nesh
- Cmimi Kombetar “Mesuesi i Vitit”
- Fushata
- Lajme
- Legjislacion
- Studime
- Bëhu pjesë
- Vende Pune
- Na Kontaktoni
Prof. Dr. Edlira Haxhiymeri ka një eksperiencë pune 30 vjeçare në mësimdhënie si pedagoge, studjuese dhe aktualisht është pedagoge me kohë të plotë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale.
Znj. Haxiymeri ka punuar si pedagoge vizitore në GVSU, Michigan, SHBA (1997-1998). Ajo është pedagoge në distancë në Universitetin Clemson, SC, SHBA. Ka kontribuar për krijimin e Programit Bachelor në Punë dhe Politikë Sociale në UEJL Maqedoni dhe vazhdon të kontribuojë në zbatimin dhe fuqizimin e këtij programi.
Gjatë 15 viteve të fundit znj. Haxhiymeri ka mbajtur pozicione të rëndësishme në arsimin e lartë, si Përgjegjëse e Departamentit të Punës Sociale, anëtare e Senatit të Universitetit, Zv. Rektore e Universitetit të Tiranës dhe Zv. Ministre e Arsimit në Shqipëri.
Ajo është autore dhe bashkë-autore e disa teksteve universitare e shumë artikujve në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, drejtuese e projekteve kërkimore në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.
Ka marrë pjesë në mbi 100 konferenca shkencore ne bashkëpunim me bashkëpunëtorë të huaj dhe vendas.
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al