Fushata 2017

Fushata 2017

Takimi “Sëbashku për Arsimin, Koha për të marrë përgjegjësi”.

Data:   21 PRILL 2017

Ora:     10:30

Vendi: COD (Forumi) -Kryeministri

Çfarë?

Çdo vit në të gjithë Botën organizohet fushata e Javës Globale Arsim, e cila ka si qëllim përmirësimin e Politikave të arsimit në nivel kombëtar e global, sigurimi që çdo fëmijë gëzon të drejtën për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës dhe e ndjek atë.

Këtë vit fokusi i fushatës është rritja e llogaridhënies së qeverive rreth përmbushjes së angazhimeve në implementimin e axhendës së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe në mënyrë të veçantë OBZH 4, “Sigurimi i arsimit cilësor gjithëpërfshirës e të drejtë dhe nxitja e mundësive për mësim gjatë gjithë jetës për të gjithë”.

Në kudër të Javës Globale për Arsimin dhe në linjë me mesazhin kryesor të saj ACCE organizon më datë 21 Prill, pranë COD (Qendra për Hapje dhe Dialog), Takimin “Të ngrihemi për arsimin, është koha për tu shprehur – për të marr përgjegjësi”, me pjesmarrjen e fëmijëve, mësuesve, përfaqësuesve të MAS, OSHC-ve, botës akademike, medias, etj. Gjatë këtij takimi do synohet të bëhen prezente problematikat kryesore në arsim në vendin tonë dhe të sillen sugjerime e modele pozitive të cilat duhen ndjekur.

Gjatë takimi do të prezantohet Video ‘Unë marr pjesë’, e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të mësuesve, fëmijëve dhe qeveritarëve për tu siguruar të gjithë fëmijëve të drejtën për pjesmarrje në arsim dhe vendimmarrjen e shkollës.

Gjithashtu ACCE ka përgatitur një dokument politikash për pjesmarrjen e fëmijëve në vendimmarrjen në shkollë dhe qeveritë e nxënësve. Ky dokument shërben si material udhëzues dhe referues në hartimin e programeve dhe inisiativave për fuqizimin real të fëmijëve dhe të rinjve dhe funksionimin sa më demokratik të tyre.

Duke qenë se fushata globale këtë vit kërkon nga qeveritë që të sigurojnë pjesmarrje aktive të qytetarëve dhe sigurim të mundësive për mësim për të gjithë, Video ‘Unë marr pjesë’ dhe Dokumenti i politikave për pjesmarrjen e fëmijëve në vendimmarrjen, do të publikohen e shpërndahen në në Takim.

Në këtë takim përvec lancimit te videos dhe dokumentit të Politikave, vetë fëmijët përmes role-play do të simulojnë funksionimin e qeverive të nxënësve në mënyrën që ata vetë do të donin të funksiononte.

Gjithashtu gjatë takimit do të diskutohen disa prej gjetjeve të Studimit “Zhvillimi profesional dhe Vlerësimi i mësuesve në Shqipëri” i kryer prej ACCE në 2015. Studimi paraqet një vështrim të legjislacionit përkatës arsimor duke identifikuar aspektet ligjore që duhen përmirësuar; bën një identifikim dhe vlerësim të politikave që nuk funksionojnë; paraqet një tablo të situatës aktuale të zhvillimit profesional dhe vlerësimit të mësuesve; sjell praktikat dhe modelet më të mira për zhvillimin profesional dhe vlerësimin e mësuesve si edhe rekomandime afatshkurtra dhe afatgjata për përmirësime.

Një prej cështjeve që do të preken në takim do të jetë edhe pjesa e financimeve dhe investimeve që qeveria jonë ka bërë në arsim.  Një set rekomandimesh do të prezantohet gjatë takimit.

Një bashkëbisedim e diskutim mes fëmijëve dhe përfaqësuesve të MAS do të mbyllë takimin.

Qëllimi

Rritja e ndërgjegjësimit të vendimmarrësve rreth OBZH 4 dhe të drejtës së çdo fëmije për arsim cilësor falas dhe pjesmarrje në vendimmarrje. Ngritja e problematikave kryesore me të cilat arsimi përballet sot në vend.

Objektivat

  • Të bëhet publike për pjesmarrësit video ‘Unë marr pjesë’ për ti ndërgjegjësuar për të mos përjashtuar asnjë fëmijë nga arsimi;
  • Të publikohet e shpërndahet Dokumenti i Politikave ‘Për pjesmarrjen e fëmijëve në vendimmarrjen në shkollë dhe qeveritë e nxënësve’, për ti orientuar pjesmarrësit në hartimin e programeve dhe inisiativave për fuqizimin real të fëmijëve dhe të rinjve;
  • Të shprehen idetë e fëmijëve për një qeveri nxënësish të drejtuar e menaxhuar vetëm prej tyre;
  • Të diskutohet rreth problematikave të qeverive të nxënësve dhe ndërhyrjet që duhen bërë për përmirësim, përmes seancës së bashkëbisedimit të fëmijëve me përfaqësues të MASH;
  • Të prezantohen gjetjet e Studimit “Zhvillimi profesional dhe Vlerësimi i mësuesve në Shqipëri” për të kontribuar në përmirësimin dhe zhvillimin e figurës së mësuesit;
  • Të prezantohet një set rekomandimesh lidhur me rritjen e përmirësimin e financimeve dhe investimeve që mund të bëhen në arsim në vendin tonë.

Organizatorët

Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri - ACCE, një koalicion i përbërë nga 18 organizata që punojnë në gjithë Shqipërinë si në nivel lokal edhe atë kombëtar. Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri është një rrjet jo-formal, i themeluar në vitin 2004 me qëllim kryesor avokimin për të garantuar të drejtën universale të fëmijëve për arsimim publik, cilësor dhe gjithëpërfshirës. Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri, është anëtar i Fushatës Globale për Arsimin si dhe organizator i aktivitetit të përvitshëm Java Globale e Arsimit  “Edukim për të Gjithë”.

Pjesmarrësit

Përfaqësues të MAS, mësues, prindër, përfaqësues të OSHC-ve, organizatave ndërkombëtare, bota akademike, media, fëmijë, nxënës të shkollave 9-vjecare,  etj.

 

Axhenda e Takimit

10.00-10.30                 Regjistrimi i pjesmarrësve

10.30-10.40                 Hapja e Takimit, Z./Znj.  Linda Pino  ACCE

10.40-10.50                 Lancimi i Videos ‘Unë Marr Pjesë’ & Diskutim rreth saj

10.50-11.10                 Prezantimi i gjetjeve të Dokumentit të Politikave ‘Për pjesmarrjen e fëmijëve në vendimmarrjen në shkollë dhe qeveritë e nxënësve’

                                    Znj. Klodi Thartori

11.10 – 11.25              Prezantimi i një seti rekomandimesh lidhur me financimet dhe investimet që janë bërë në arsim

                                    Znj. Rajmonda Duka

11.25 – 11.45              Prezantimi i gjetjeve të Studimit “Zhvillimi profesional dhe Vlerësimi i mësuesve në Shqipëri”

11.45-12:05                 Role-Play “Qeveria e Nxënësve që duam”  - Simulim nga vetë fëmijët

12.05–12.30                Problematikat e ngritura dhe ndërhyrjet që duhen bërë për përmirësim, Bashkëbisedim/Pyetje-përgjigje mes pjesmarrësve dhe përfaqësuesve të MAS

12.30                           Mbyllja e takimit

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us