KRITERET PËR ALIKIM

Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri në bashkëpunim me Varkey Foundation organizojnë për herë të dytë në Shqipëri Çmimin Kombëtar “Mësuesi i vitit” për vitin 2019.

Aplikimi do të bëhet i gjithi online dhe ka disa seksione. Çdokush që aplikon duhet të hap një llogari të tij/saj dhe më pas të hedh të gjitha të dhënat që kërkohen. Do të ketë mundësi që ta ruani aplikimin deri sa ai të jetë gati për t’u dërgura kur të jetë i plotë. Aplikimet jo të plota nuk do të mund të dërgohen dot.

Për çdo pyetje apo problem që mund të ndeshni, ju lutem shkruani një e-mail për znj. Linda Pino, Kordinatore Kombëtare e ACE: linda.pino@crca.al

DOKUMENTACIONI QË TREGON PLOTËSIMIN E KRITEREVE PËR APLIKIM

Duke u regjistruar në këtë aplikim gjithësecili pranon dhe  bie dakort me kushtet dhe kriteret e mëposhtme:

HYRJE:

Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në bashkëpunim me Varkey Foundation do të organizojnë për herë të dytë në Shqipëri Çmimin Kombëtar “Mësuesi i vitit”. Aplikimi do të duhet dorëzohet/ të dërgohet para dt 1 Shtator 2019. Fituesit do të shpallen në një ceremoni brenda datës 10 Tetor 2019. Një Juri e përbërë nga figura të shquara të botës akademike, figura publike, gazetarë etj do të vlerësojnë dhe përzgjedhin 10 mësuesit finalistë në Shqipëri, nga të cilët do të përzgjidhen edhe 3 mësuesit/et më të mire për vitin 2019. Mësuesit fitues do të konkurojnë drejtëpërsëdrejti në Çmimin Global të Mësuesve të Varkey Foundation.

KRITERET

  • Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë;
  • Të jetë duke ushtruar profesionin e mësimdhënies në sistemin arsimor parauniversitar publik/privat;
  • Të mos jenë marrë masa disiplinore nga ana e drejtorisë së shkollës/ Drejtorisë Rajonale Arsimore/Zyrë Arsimore në shkollën ku ushtron profesionin;
  • Të mos ketë qenë i dënuar (çdo aplikant duhet të paraqesë një vetëdeklarim.)

KRITERET E VLERËSIMIT

Çdo mësuses dhe mësuese mund të marrë pjesë në konkurrim. Nominimi mund të bëhet për veten (vetë-nominim) ose duke nominuar një mesues/e tjetër.

KATEGORITË E VLERËSIMIT

Pesë do të jenë kategoritë kryesore të vlerësimit;

  • Mësuesi i Vitit në Mësimdhënie;
  • Mësuesi i Vitit  Avokues për të Drejtën për Arsim;
  • Mësuesi i Vitit në Inovacion;
  • Mësuesi i Vitit si Kontribues në Arritjet Akademike të Shkollës;
  • Mësuesi i Vitit në Arsim Parashkollor.
 

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us