Vende Pune

NJOFTIM PËR PUNËSIM

Pozicioni: Assistant Koordinator/ Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri

Vendi: Tiranë

Kohëzgjatja: të paktën 6 muaj ( 1 muaj provë)

Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri është një rrjet i organizatave të shoqërisë civile themeluar në vitin 2004 me qëllim avokimin për të respektuar dhe garnatuar të drejtat e fëmijëve për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Objektivat e Koalicionit lidhen me sigurimin e pjesmarrjes që të gjithë fëmijët të ndjekin arsimin publik, sigurimin e një  arsimi cilësor për çdo fëmijë në Shqipëri, si dhe për të garantuar mundësinë e arsimimit për çdo fëmijë vajzë në Shqipëri.

Përmes implementimit të programeve, ACCE synon të përmirësojë standartet ligjore që lidhen me arsimin parauniversitar në Shqipëri, organizon fushata ndërgjegjësuese për të komunikuar rëndësinë e arsimit tek prinderit, nxënësit dhe publikun e gjërë, avokon në drejtim të përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe rritjes të pjesëmarrjes të fëmijëve në proçeset e vendimmarrjes në institucionin arsimor, si dhe synon të vendosë arsimin e fëmijërisë së hershme një prioritet të politikave dhe legjislacionit në vend.

Për arsye organizative Koaliconi për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri hap shpall pozicion të lirë pune- Assistent Koordinatori.

ASISTENT KOORDINATORI

Asistent i Koordinatorit Kombëtar për Koalicionin e Fëmijëve në Shqipëri është përgjegjës për mbështetjen e të gjitha aktiviteteve të zhvilluara nga Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri. I raporton Koordinatorit të Koalicionit si dhe jep ndihmë në mbarëvajtjen e punës.

DETYRAT KYRESORE

a)    Jep suport në zhvillimin e aktiviteteve të Koalicionit;

b)    Mban axhendën e takimeve/ cakton takime konsultuese;

c)     Mban minutat e takimit të mbledhjeve të Koaliconit dhe i raporton Koordinatorit;

d)    Asistent projekti koordinon dhe siguron mbarëvajtjen e aktviteteve të palnifikuara;

e)    Nën drejtimin e Koordinatorit Kombëtar jep kontribut në përditësimin e të dhënave dhe databazës të Koalicionit, monitoron dhe pmrditëson vazhdimisht faqen web/facebook të Koalicionit;

f)     Montoron mbarëvajtjen e zhvillimit të aktiviteteve të projektit sipas planifikimit vjetor;

g)    Është përgjegjës për përgatitjen e bazës materiale organizimin e trajnimeve, konferencave, takimeve të programuara në projekt;

h)    Assiston sa here i kërkohet Koordinatorin Kombëtar në hartimin e raportit ndaj Bordit Drejtues dhe donatorëve;

i)     Mbledh, regjistron çdo informacion që lidhet me zhvillimin e aktiviteteve të planifikuara;

j)      Vihet në kontak me organizata, cakton takime dhe asiston Koordinatorin gjatë zhvillimit të tyre;

k)    Harton njoftimet për shtyp dhe çdo material informues që lidhet me punën në Koalicion;

l)     Merr pjesë në aktivitete të organizuara nga organizatat e tjera, institucionet etj duke përfaqësuar Koalicionin për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri;

KRITERET E PRANIMIT

a)    Diplomë universitare e nivelit Bachelor/Master në fushën e Edukimit, Shkencave Sociale, Shkencave Politike;

b)    Të paktën 3 vite pune në pozicion të ngjashëm;

c)     Njohuri të legjislacionit kombëtar mbi arsimin paraunversitar dhe Konventës për të Drjetat e Fëmijës;

d)    Aftësi për të punuar në grup dhe nën presion;

e)    Aftësi shumë të mira organizative dhe të respektimit të afateve;

f)     Aftësi shumë të mira komunikimi dhe vendosje të marëdhënieve ndërpesonale;

g)    Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;

h)    Njohje të paketës Microsoft office

i)     Të mos jetë akuzuar apo dënuar më parë për vepra penale

DOKUMENTACIONI I PRANIMIT

(Sigurohuni që këto dokumenta të dorëzohen me email pranë Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve në Shqipër në adresën linda.pino@crca.al

a) Formulari i plotësuar i Aplikimit për Punësim i Koalicionit pmr Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri

b) Skanim të Diplomës se Universitetit dhe listës së notave;

c) Një kopje e CV-së;

d) Dy Rekomandime (rekomandimet duhen të jenë nga punëdhënës apo supervizorë tuaj së bashku me kontaktet e tyre. Rekomanduesit nuk duhet të jenë persona që kanë lidhje gjaku apo lidhje familjare me aplikuesin).

e) Dëshmi Penaliteti (vetëm për personat që do të kalojnë në intervistë). 

AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 25 Shtator 2016, ora 16:00. Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet me email në adresën linda.pino@crca.al  me mbishkrimin “Aplikim për Punësim për Asistent Koordinator ACCE”. Asnjë dosje aplikimi nuk do të merret në konsideratë nga Komisioni nëse nuk është e plotë. Vetëm kandidatët që do të kalojnë në intervistë do të njoftohen për vazhdimin e procedurave të mëtejshme të intervistimit.

PYETJE DHE KONTAKTE

Për çdo pyetje që mund të keni ju lutem kontaktoni Znj. Linda Pino, Koordinatore Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri në adresën e e-mail: linda.pino@crca.al

KUJDES!

Çdo ndërhyrje pranë stafit ose menaxherëve të ACCEpër marrje në punë do të gjykohet si e papranueshme dhe aplikuesi do të skualifikohet automatikisht. Mungesa e dokumentacionit të plotë apo me gabime mund të shkaktojë skualifikimin e kandidatit. Vetëm kandidatët/et që do të konsiderohen të përshtatshëm do të ftohen për intervistë. Thirrja në intervistë nuk garanton punësimin e kandidatit/es. Personit që do të gjykohet si kandidati/ja më i/e sukseshëm mund t’i kërkohet që të kalojë 1 muaj provë në punë, përpara ofrimit të kontratës së punës. 

<< SHKARKONI FORMULARIN E APLIKIMIT KETU >>

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us