Prof.Asoc. Dr. Enkeleda Olldashi

Prof. Asoc. Dr. Enkeleda Olldashi ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitet 1991-1995. Më pas ka kryer studimet e thelluara pasuniversitare në fushën e « Studimeve Europiane » (2001-2002). Në vitin 2008 ka fituar gradën shkencore « Doktor i Shkencave » në Drejtësi. Në vitin 2013 ka fituar titullin akademik “Profesore e Asociuar".

Znj. Olldashi ka një eksperience të gjatë dhe të pasur në botën akademike si dhe një eksperiencë si juriste, profesion të cilin e ka ushtruar prej disa vitesh (Rektorat i UT-së -1996-2002). Prej vitit 2002 e në vazhdim është lektore pranë Departamentit të së Drejtës Publike, në Fakultetin e Drejtësisë (UT). Ajo ka qenë gjithashtu drejtuese e programit te ligjit pranë Universitetit të New York në Tiranë.

Në fushën e Kërkimit Shkencor Znj.Olldashi ka dhënë një kontribut të madh si brenda dhe jashtë vendit përmes publikimeve akademike, artikujve të shumtë në median vendase dhe atë të huaj, pjesmarrjese dhe temave të mbajtura në shumë konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Krahas aktivitetit  shkencor dhe akademik, znj. Olldashi ka  një veprimtari aktive në  mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ajo ka punuar si konsulente dhe eksperte ligjore pranë disa organizatave të shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare. 

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us