KRITETERET PËR VLERËSIMIN E APLIKIMEVE

Disa nga kriteret mbi të cilat Juria do të bëjë vlerësimin e kandidaturave të unifikuara me kriteret e vlerësimit të Varkey Foundation janë:

  1. Arritja e rezultateve të të nxënit të demonstrueshme në klasë. Për shembull, nëpërmjet përmirësimit të notave të nxënësve, ndjekjes / sjelljes së nxënësve; duke ndihmuar nxënësit në rritjen, shfaqjen e potencialit të tyre etj.
  2. Njohja e arritjeve të një mësuesi në klasë dhe më gjerë nga nxënësit, kolegët, drejtuesit e shkollës ose anëtarët e komunitetit e më gjerë. Për shembull, nëpërmjet çmimeve të dhëna nga autoritetet përkatëse, Mësues të njohje si në shtypin lokal / kombëtar ose që kanë shkruar publikime akademike; Anëtarësi aktive në një organizate jo qeveritare që nxit avancimin e të drejtave të fëmijëve.
  3. Përdorimi i praktikave mësimore inovative dhe efektive që janë të riprodhueshme dhe që  ndikojnë në cilësinë e arsimit. Për shembull, nëpërmjet përdorimit të teknologjisë inovative ose teknikave jo-tipike mësimore që mund të përdoren edhe në klasa/shkolla të tjera.
  4. Aftësimi i fëmijëve për t’u bërë qytetarë globalë, duke ju ofruar atyre një arsimim të bazuar tek vlerat, i cili i pajis ata me aftësi për jetën, i bën të aftë për punë dhe i përgatit për një botë, ku do të takohen me njerëz nga përkatësi të ndryshme fetare, kulturore apo kombësi të ndryshme.
  5. Inkurajimi i mësuesve për të qëndruar në profesion, duke zhvilluar aftësitë e tyre si dhe për të inkurajuar mësues të tjerë që të bashkohen me ta në profesionin e mësimdhënies.

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us