Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...
Znj. Hueyda El Saied është një ndër personazhet më të njohura shqiptare në fushën e artit. Ajo është balerinë, piktore, autore, prezantuese televizive etj. Eshtë e njohur për kontributin e saj edhe në fushën sociale duke dhënë mesazhe të forta për respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Gjatë karrierës së saj profesionale ajo ka pasur privilegjin për të punuar në fusha të ndryshme duke kaluar nga piktura në balet, nga televizioni në teatër, nga gazetaria tek të drejtat e njeriut. Ajo gjithashtu ka marrë pjesë në aktivitetet e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) kundër trafikimit të qenieve njerëzore, duke kompozuar një këngë për këtë rast të titulluar "Mos të jetë i verbër", i cili u vlerësua me çmimin Videoklipi më i mirë në spektaklin televiziv “Netët e klipit Shqiptar’.
Disa nga momentet më të rëndësishme në karrierën e saj të gjatë janë: Ambasadore e Linjës Kombëtare të Ndihmës për Fëmijët-ALO 116 dhe Ambasadore e Ambasadës PINK në Shqipëri. Në Qershor të vitit 2015, së bashku me CRCA organizoi për herë të parë në Shqipëri ankandin e pare të bamirësisë të pikturave për në mbështetje të ALO 116 Shqipëri, dhe anëtare e jurisë për Cmimin Kombëtar “Mësuesi I Vitit”.
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al