Në vitin 2015 lider nga mbare Bota u angazhuan për arritjen në 15 vitet e ardhshme të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) dhe Kornizën e Veprimit për Arsimin 2030. Për arsimin, kjo nënkupton jo vetëm premtimin për të "siguruar arsim cilësor gjithëpërfshirës, të barabartë dhe për të promovuar mundësitë e të nxënit për gjatë gjithë jetës", por gjithashtu përfshin një sërë objektivash të qarta, të hollësishme dhe ambicioze për të realizuar të drejtën për arsim cilësor për të gjithë, pavarësisht konteksteve personale, sociale apo politike. Zbatimi i axhendës së Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm për më tepër, përfshin reformën në sistemet financiare globale, transparencën dhe llogaridhënien.
Buxhetet kombëtare për arsimit, duhet të rriten për të siguruar burime të mjaftueshme për zbatimin e Axhendës për Arsimin 2030. Kuadri I Axhendës për Veprim 2030 rithekson domosdoshmërinë që çdo shtet të investojnë të paktën 4-6% të PBB-së dhe 15-20% të buxheteit të tyre për arsimin. Për më tepër, zbatimi i axhendës së plotë të Arsimit 2030 kërkon që planet dhe strategjitë kombëtare të arsimit t'u përgjigjen Qëllimit të ri 4 dhe Kuadrit të Veprimit, Arsimi 2030.
2. Qëllimet dhe objektivat e fushatës së Javës Globale të Aksionit 2016
Në këtë kontekst, qëllimet e përgjithshme të Javës Globale të Veprimit për Arsimin (GAWE) 2016 janë të sigurojnë që qeveritë:
- Individualisht të angazhohen dhe ndërmarrin veprime politike për të mundësuar zbatimin dhe financimin e Kornizën për Arsimin 2030;
- Të bëjë progres të matshëm drejt ofrimit të mekanizmave për të siguruar drejtësinë tatimore në nivel kombëtar, rajonal dhe global.
Objektivat tona specifike për GAWE janë:
- Qeveritë angazhohen për implementimin dhe financimin (në përputhje me kërkesat kombëtare) të Axhendës së re të Arsimit 2030, duke u zotuar për të shpenzuar së paku 4-6 % të PBB-së ose të paktën 15-20% të buxheteve kombëtare për arsimin;
- Alokimet financiare të promovojnë cilësinë dhe barazinë në arsim;
- Qytetarët duhet të bëhen të vetëdijshëm për implikimet financiare të ofrimit të së drejtës për arsim në nivel kombëtar dhe duhet të ndërmarrin veprime për të kërkuar llogari qeveritarëve.
3. Kërkesat e politikave
Të gjitha qeveritë duhet:
- Të përmbushin angazhimet e tyre financiare për arsimin, duke përfshirë angazhimet e brëndshme dhe të donatorëve ndaj GPE, angazhimet dypalëshe nga donatorët dhe angazhimet globale të përfshira në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, Kornizën Arsimore të Arsimit 2030 dhe Axhendën e Veprimit në Addis Abeba.
- Zhvillimi i planeve me financim të plotë dhe të zbatueshëm që të synojë sigurimin e qasjes në arsimin fillor dhe të mesëm dhe të të mësuarit gjatë gjithë jetës deri në vitin 2030. Këto plane duhet të forcojnë sistemet e arsimit publik, sidomos duke i dhënë përparësi investimeve në cilësi dhe barazi dhe duke adresuar nevojat arsimore të komuniteteve dhe rajoneve që vuajnë nga disavantazhi historik.
- Në planet e zbatimit duhet t'i japin prioritet plotësimit të boshllëqeve të mësimdhënësve dhe sigurimit të kushteve të përshtatshme të punës dhe trajnimit të mësuesve.
- Shqyrtojnë propozimet e buxhetit dhe shpenzimet për impaktin e arsimimit te vajzat dhe gratë dhe grupet e tjera të pafavorizuara (siç janë personat me aftësi të kufizuara dhe komunitetet indigjene)
- Të japin së paku 6% PBB dhe 20% të buxheteve kombëtare për arsimin, të cilat të paktën 50% duhet t'i dedikohen arsimit bazë.
- Të raportojnë rregullisht dhe në mënyrë transparente mbi buxhetet dhe shpenzimet në arsim duke u mundësuar komuniteteve dhe shoqërisë civile të shohin se ku shpenzohen paratë publike.
- Ti japin një rol formal organizatave të shoqërisë civile në proceset e planifikimit dhe buxhetimit me pjesëmarrje në nivel kombëtar dhe nën-kombëtar
Grupet
Siç është theksuar më sipër, peizazhi po zhvendoset shpejt dhe rrënjësisht, veçanërisht në financimin e donatorëve.
Megjithatë, ka objektiva politike që mbeten thelbësore për financimin, dhe këto përfshijnë si në vijim:
a) Qeveritë e vendeve në zhvillim:
- Kryetarët e Shtetit
- Ministrat e arsimit
- Ministrat e financave
- Parlamentet dhe komisionet e mbikëqyrjes parlamentare për arsimin
- Vende me zgjedhje kombëtare në 2016.
- Asistencë për zhvillim apo ministra të punëve të jashtme
- Grupime politike për arsimin brenda vendit, të tilla si të gjitha grupet parlamentare të partisë.
AKTIVITETET E JAVËS GLOBALE QË IMPLEMENTOHEN NGA KOALCIONI PËR ARSIMIN NË SHQIPËRI “FINANCO TË ARDHMEN”
Organizimi i seancës dëgjimore në Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik;
Fushata mbarëkombëtare “Një fotografi një mesazh për Arsimin”
Femijet bisedojnë rreth arsimit me Zv.Ministren e Arsimit dhe Sporti, Znj. Nora Malaj;