Fushata 2015

Fushata 2015

Java Globale 2015 “Voto për Edukimin”

2015 është viti në të cilin aktivistët e shoqërisë civile kanë mundësi që të kërkojnë përmbushjen e të drejtës universale për arsim si dhe të vendosin prioritetet e arsimit për brezat e ardhshëm.

2015 është viti, i cili I jep mundësinë shoqërisë civile që të hedhin sytë nga e ardhmja e arsimit, nëpërmjet vendosjes të një axhende botërore të përbashkët- mbi edukimin dhe më gjerësisht mbi zhvillimin e qëndrueshëm- e cila do të fokusojë politikat dhe planin e punës të qeverive duke nisur që sot deri në 2030.

Ndërkohë që qeveritë përgatiten për të shprehur prioritetet dhe angazhimet e tyre, është e rëndësishme që shoqëria civile në mbarë botën të kenë një zë në atë që do të premtohet për të siguruar që premtimet i përgjigjen të drejtave, nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve. Për këtë arsye anëtarët e GCE  do të lobojnë përgjatë 2015, Javës Globale, për të drejtën për arsim 2000-2030.

Qëllimi dhe Objektivat e Fushatës

Qëllimi kryesor i fushatës lidhet me angazhimin e politikëbërësve në:

  • Hartimin e politikave dhe plane financiare për të përmbushur premtimet e pa mbajtura të qëllimeve të lëvizjes botërore “Arsim për të Gjithë” dhe Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjecarit;
  • Angazhim I përbashkët  në krijimin e një kornize të re për Arsimin Post-2015, e cila do të bënte të mundur  që çdo fëmijë të gëzojë të drejtën për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës;
  • Të njihet dhe forcohet roli i shoqërisë civile në garantimin e pjesëmarrjes të qytetarëve në zhvillimin dhe monitorimin e kornizës të re për arsimin Post-2015

Objektivat specifikë të vendosur nga GCE janë;

  • Qeveritë përkrahin  premtimet ekzistuese të Education for All dhe Millenium Development Goals;
  • Qeveritë duhet të bëjnë premtime ambicioze  rreth të drejtës universale për arsim me vision nga e ardhmja;
  • Qeveritë angazhohen në krijimin e strukturave ku qytatarët kanë një pjesëmarrje aktive si dhe alokimi I buxhetit të mjaftueshëm në përmbushjen e premtieve të bëra.

MESAZHET KRYESORE MBI TË DREJTËN PËR ARSIM 2000-2030

Mesazhi kryesor që GCE ka vendosur si lajmotivin e Javës Globale 2015 “ Voto për Edukimin”/ “Voto për Arsimin”, përbëhet dhe nga një numër mesazhesh të detajuar, të cilat anëtarët mund të zgjedhin pmr t’u fokusuar në cdo kohë.

VOTO PëR ARSIM PUBLIK

  • Arsimi është një e drejtë e neriut, një e mire publike dhe përgjegjësi shtetërore;
  • Arsimimi duhet të jetë në themel të çdo kornize të zhvillimit për të siguruar zhvillimin  e potencialit njerëzor;
  • Arsimi është  katalizatori thelbësor për arritjen e të gjitha objektivave të tjera zhvillimore globale;
  • Edukimi është një përgjegjësi e shtetit: duhet të jetë arsim publik pa pagesë dhe i aksesueshëm  për të gjithë.

VOTONI PËR ARSIM TË BARABARTË; VOTONI PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

  • E drejta pmr arsim mund të realizohet vetëm kur ajo nuk rezikohet nga diskriminimi dhe pabarazia;
  • Barazia në arsim është kryesore në arritjen e qëllimeve dhe objektivave kryesorë të edukimit;
  • Qasja a pabarabartë ndaj arsimit reflekton dhe përforcon edhe më tepër pabarazinë e shoqërisë;
  • 15 vitet e fundit kanë treguar se qeveritë duhen të adresojnë specifikisht këto pabarazi në mënyrë për të siguruar qasje  dhe akses të barabartë në arsim;
  • Sistemet arsimore duhet të jenë gjithëpërfshirës, planet e punës duhet të jenë sa më konkrete për të bërë të mundur mbylljen e boshllëqeve në arsim për grupet e margjinalizuara( përfshirë gratë, vajzat, njerëzit me AK, minoritetet dhe komunitetet nomade)

VOTONI PËR ARSIM CILËSOR

  • Arsimi Cilësor kërkon inpute cilësore në mënyrë të veçantë mësues të kualifikuar;
  • Arsimi cilësor I pajis njerzit me njohuri, shkathtësi, sjellje dhe aftësi krijuese të nevojshme për të zgjidhur problem si në nivel lokal ashtu dhe atë botëror si dhe kontribuon në zhvillimin e qëndrueshën dhe demokratik të çdo shoqërie;
  • Një axhendë globale për zhvillimin e arsimit duhet të ketë në qendër të vëmendjes mësuesin, për të bërë të mundur sigurimin e arsimit cilësor si dhe duke prioritizuar zhvillimin e vazhdueshëm profesional; pajisja me burimet e duhura të të mësuarit si dhe përmirësimi I nivelit të pagesave;
  • Është e rëndësishme të sigurohet që çdo fëmijë mëson të lexojë, të shkruajë dhe të bëjë veprime matamatikore, por kjo nuk do të thotë që politikat e zhvillimit të arsimit të kufizojnë arsimin;
  • Një arsim I mire përfshin “ të mësuarin për të nxënë, për të bërë, për të jetuar në komunitet dhe për të qënë vetvetja”.

VOTO PËR ARSIM GJATË GJITHË JETËS

VOTO PËR INVESTIME NË ARSIM

VOTO PËR TRANSPARENCE NË ARSIM

QYTETARËT VOTOJNË PËR EDUKIMIN

Angazhohu me Ne

Çdokush mund të jape kontributin e tij në realizimin e qëllimeve të kësaj fushate.

 

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us