Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...
9 shkurt 2021 - Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt, mësues dhe mbrojtës të së drejtave të fëmijëve, kanë organizuar aktivitete të ndryshme në shumë shkolla të vendit. Të ftuar nga CRCA/ECPAT Shqipëri, dhjetra mësues dhe profesionistët që punojnë çdo ditë për të drejtat e fëmijëve, kanë preferuar të japin mesazhet e tyre ndërgjegjësuese në terren. Ata nën sloganin mbarë botëror “Së bashku për një Internet më të mirë”, kanë ndarë materiale informuese dhe ndërgjegjësuese me fëmijë, prindër, nxënës dhe mësues të komunitetit ku punojnë. Së bashku me këto informacione mbi sigurinë e fëmijëve dhe adoleshentëve në përdorimin e internetit, mësuesit dhe mbrojtësit e të drejtave të fëmijëve, kanë përcjellë edhe mesazhet e tyre për raportim të menjëhershëm të rasteve të papërshtatshme dhe incidenteve që të miturit hasin në internet.
Sot interneti është pjesë e jetës së fëmijëve dhe siguria në mjedisin virtual përbën një pjesë themelore të mbrojtjes së tyre. Përpjekjet për të ofruar një mjedis më të mirë në internet na përkasin të gjithëve ne. Të gjithë së bashku, mund të kontribuojmë për ta bërë internetin një hapësirë ku fëmijët informohen, komunikojnë, krijojnë apo përfshihen në çfarëdo lloj mënyre të sigurt.
Prej vitesh Dita Ndërkombëtare e Internetit të Sigurt synon të krijojë një internet më të sigurt dhe më të mirë, ku të gjithë janë të ndërgjegjësuar të përdorin teknologjinë me përgjegjësi, respekt dhe në mënyrë kritike. Organizimi i Ditës së Internetit të Sigurt që në vendin tonë lehtësohet nga CRCA/ECPAT Shqipëri, tenton të sjellë në vëmendjen e fëmijëve, prindërve, institucioneve, profesionistëve dhe publikut të gjerë çështjet e sigurisë së fëmijëve në internet.
Fushata synon të arrijë te fëmijët, të rinjtë, prindërit, kujdestarët, mësuesit, arsimtarët, profesionistët e mbrojtjes së fëmijëve, kompanitë e industrisë dixhitale, vendimmarrësit dhe politikanët, për t’i inkurajuar të gjithë të luajnë rolin e tyre në krijimin e një interneti më të mirë.
Këtë vit CRCA/ECPAT Shqipëri në bashkëpunim me Qendrën për Internet të Sigurt në Shqipëri, Platformën Kombëtare ISIGURT.al dhe Qendrën Kombëtare Burimore për të Rinjtë në Shqipëri (YRCA) prezantuan edhe raportin “Të përdhunuar në Internet: Industria i Internetit përballë mbrojtjes së fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri!”. Ky raport solli detaje mbi situatën e dhunës dhe shfrytëzimit seksual, bullizmit, kërcënimeve, shantazhimeve dhe përndjekjeve që rrezikojnë çdo ditë fëmijët dhe adoleshentët në përdorimin e internetit të pasigurt.
Dita Ndërkombëtare e Internetit të Sigurt, është një ngjarje globale, e cila kujtohet dhe festohet gjerësisht në të gjithë botën, ku marrin pjesë mbi 170 shtete.
Për më tepër informacion, kontaktoni në; isigurt@isigurt.al
Tirana, 9 February 2021- In the framework of the International Safer Internet Day, teachers and child protection professionals organised various activities in many public schools of the country. Invited by CRCA/ECPAT Albania, many teachers and professionals who work every day for children's rights, have organised activities to raise awareness of pupils and students in different schools. Under the worldwide slogan "Together for a better Internet", they have shared information and awareness materials with children, parents, students and other actors in the community where they work. Along with information for the safety of children and adolescents in virtual environment, they have also conveyed their messages for immediate reporting of any inappropriate material and incidents that children encounter online.
Today the Internet is part of children's lives and their online safety is a fundamental part of efforts to protect them. Providing a better virtual environment to children is a responsibility that belong to all of us. Together, we can contribute to make the Internet a space where children can take information, communicate, create or engage in a safe way.
Since many years, International Safer Internet Day aims to create a better online space, where everyone is aware of using technology responsibly, respectfully and critically. Safer Internet Day in our country, which is facilitated by CRCA/ECPAT Albania, tends to bring in the attention of children, parents, institutions, professionals and the public, the issues of child safety on the Internet.
This Campaign aims to reach children, young people, parents, teachers, educators, child protection professionals, telecommunication industry companies, decision makers and politicians, to encourage everyone to make efforts on creating a safer internet for children.
This year CRCA/ECPAT Albania in cooperation with the National Safe Internet Centre in Albania, National Platform ISIGURT.al and Youth Resource Centre in Albania (YRCA) also presented the 3rd National Report "Raped on Internet: The Internet Industry and protection of Children and Adolescents in Albania!". This report details the situation of violence and sexual exploitation, bullying, threats, blackmail and persecution that children and adolescents face in their daily online life.
International Safer Internet Day is a global event, widely remembered and celebrated around the world, with over 170 participants countries.
For more information contact: isigurt@isigurt.al
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al