Flora Nikolla

Flora Nikolla është themeluese dhe drejtuese e Albanian Excellence, një organizatë e cila evidenton suksesin shqiptar në Botë.

Që prej vitit 1990 znj. Nikolla ka mbajtur poste të ndryshme si redaktore pranë revistës “Shqipëria Sot” apo emisionit të mëngjesit në Televizionin Kombëtar Arbëria; kryeredaktore e Gazetës së Festivalit të Filmit Shqiptar, gazetës TIFF Festival, Revistës Kult, lajmeve në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, etj.

Ka punuar fillimisht si gazetare dhe më pas si Shefe e Departamentit Social-Kulturor pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Znj. Nikolla ka qenë skenariste e emisionit “Të kam zemër” në Televizionin Shqiptar si dhe skenariste dhe producente e disa mbrëmjeve gala. Ajo është autore e një serie botimesh dhe realizimesh televizive dhe disa qindrave artikujsh, reportazhesh, shkrimesh analitike në të gjitha gazetat e përditshme në Shqipëri, Kosovë dhe në SHBA.

Znj. Nikolla njihet edhe si aktiviste e shoqërisë civile veçanërisht në fushën e mjedisit. Ka qenë iniciatore dhe realizuese e projektit “Një ditë me biçikleta” në qytetin e Vlorës, Pogradecit dhe Elbasanit, si dhe e projektit të ndërtimit të  rampave në Vlorë e Pogradec.

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us