Acce merr pjesë në seancë dëgjimore për projekt-buxhetin e vitit 2014

Tiranë 21 Dhjetor  2013 - Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri (ACCE),prezantoi sot në seancën dëgjimore e organizuar nga  nënkomisioni “Për të drejtat e njeriut”  në  bashkëpunim me Grupin e Grave deputete, disa rekomandime ne lidhje me project-buxhetin e vitit 2014.

 Të pranishëm në seancë ishin përfaqësues të shoqërisë civile që operojnë në fushën  e të drejtave të fëmijeve, të grave, përfaqësues te Ministrise të Financave, Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Ministria e Shendetësisë  deputetë, përfaqësues të qeverisë, etj.

Seanca dëgjimore u drejtua nga Znj. Vasilika Hysi e cila u shpreh se ky buxhet është diskutuar në të gjitha komisionet e përhershme parlamentare lidhur me çështjet e grave dhe fëmijëve, ku janë zhvilluar seanca të veçanta dëgjimore me përfaqësuesit e ministrive të institucioneve të pavarura dhe kushtetuese.

Gjatë këtij debati  të hapur  Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve (ACCE) parashtroi një sërë rekomandimesh ndër te cilat përmendim: rritjen e buxhetit për arsimin në jo më pak se 5% te BDP-së me qëllim rritjen e financimit në sistemin arsimor publik, hartimin e  linjë buxhetore dedikuar posaçërisht  ofrimit pa pagesë të edukimit parashkollor për fëmijët e moshës 3 deri në 6 vjeç me fokus të vecantë përfshirjen e fëmijëve me vulnerabël të popullsisë në të gjithë vendin, dhënia e bursave mujore për fëmijët me disavantazhe sociale dhe ekonomike,alokim të një pjese të buxhetit për të siguruar transportin e fëmijët në nevojë si dhe ata që jetojnë në zonat rurale dhe të margjinalizuara.

Për më shumë informacion, kontaktoni: Znj. Linda Pino, Koordinatore e Koalicionit, E-mail: linda.pino@crca.al ose në numrin e telefonit +355 4 242264.

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us