Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...
25 Janar 2021- Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit Zyra e UNESCO-s në New York, UNHQ, Partneriteti Global për Edukimin (GPE) dhe Qendra për Studime Ndër-Disiplinore (CRI), si dhe partnerë nga Koalicioni Global për Arsimin organizuan eventin "Rimëkëmbje për arsimin e gjeneratës COVID-19 ”.
Në këtë ngjarje të rendësishëm Shqipëria u përfaqësua nga Koalicioni për Arsimin në Shqipëri nëpërmjet mësueses Dhurata Myrtollari, njëkohësisht dhe fituese e Çmimit të 1-rë Kombëtar për mësuesit. Një vit nën pandeminë COVID-19, mbi 800 milion nxënës, ende përballen me pamundësine për të vijuar mësimin. Dita Ndërkombëtare e Arsimit është duke u festuar në një situatë të jashtëzakonshme, ku sipas të dhënave të reja të UNESCO-s, në 31 vende shkollat janë të mbyllura, në 48 vende mësimet janë duke u zhvilluar me orare të reduktuara.
Gjatë fjalës së hapjes Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s Audrey Azoulay kërkoi që i gjithë komuniteti, të gjitha shtetet duhet ta kthejnë arsimin në një prioritet në planet e rimëkëmbjes kombëtare.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres në video-mesazh për konferencën, ku nënvizoi se: "Kur arsimi ndërpritet, ai prek të gjithë, dhe veçanërisht fëmijët, mësuesit dhe familjet."
Duke theksuar urgjencën për të adresuar pabarazitë sociale dhe ekonomike, Presidenti i Asamblesë së 75-të të Përgjithshme të KB, H.E. Volkan Bozkir, ndali vëmendjen tek Objektivi i Zhvillimit të Qendrueshëm 4. "Më lejoni të jem i qartë: OZHQ 4 nuk ka të bëjë vetëm me një klasë - ka të bëjë me Shoqërinë," deklaroi ai, “arsimi ka fuqinë për të thyer ciklin e varfërisë dhe konflikteve, ai formon qytetarë globalë. "
"Heronjtë e Arsimit" nga e gjithë bota ndanë përvojat e tyre se si ata po përballojnë sigurimin e përcimit të dijeve në kohë pandemine. Dhurata Myrtollari, përfaqësuesja e Koalicionit për Arsimin në Shqipëri gjatë fjalës së saj theksoi ngriti shqetësimin e mungesës së trajnimit të mësuesve në përdorimin e teknologjisë dixhitale: "Mësuesit duhet të trajnohen dhe të pajisen me aftësi dixhitale për t'iu përgjigjur sa më mirë nevojave të nxënësve kudo që ndodhen".
Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 ka theksuar gjithnjë e më tepër pabarazitë sociale, ekonomike dhe aq me tepër ato dixhitale. Nevoja për paketa shërbimi të financuara në mënyrë adekuate për arsimin u nënvizua nga shumë prej pjesëmarrësve të konferencës.
"Qeveritë duhet të angazhohen për të bërë investime të rëndësishme në arsim," tha Alice Albright, CEO e Partneritetit Global për Arsimin. Jaime Saavedra, Drejtor i Edukimit Global në Bankën Botërore u shpreh se: "Ne duhet të përdorim dritaren e mundësive që kjo pandemi hap jo vetëm për të rindërtuar por për të vijuar ndërtimin e një sistemi arsimor më efektiv, të barabartë dhe të qëndrueshëm".
Për më shumë informacion:
Linda Pino, Koalicioni për Arsimin në Shqipëri në adresën email: acce@acce.al dhe/ose https://en.unesco.org/news/learning-heroes-innovations-and-financing-forefront-international-day-education-2021
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al