Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...

Tiranë, 8 Korrik – Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri (ACCE)organizoi gjatë ditës së sotme një takim informues me organizatat e shoqërisë civile në Vlorë. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të nismës së ndërmarrë nga ACCE për zgjerimin e anëtarësimit të Koalicionit me organizata që punojnë në nivel lokal në të gjithë Shqipërinë.
Organizatat pjesmarrëse në takim ushtrojnë aktivitetin e tyre në Qarkun e Vlorës dhe kanë në fokus të punës së tyre janë mbrojtja e të drejtave të fëmijëve, edukimi qyetar dhe mbrojtja e mjedisit, ndihma në arsim dhe formim profesional për vajzat, mbështetje psikologjike për vajzat e dhunuara dhe të trafikuara si dhe ndihmë për fëmijët e shtresave në nevojë.
Takimi i organizuar në bashkëpunim me Qendrën për Edukim Shoqëror dhe Mbrojtjen e Mmbientit (SEEP), pati në qendër të vëmendjes forcimin organizatave të shoqërisë civile dhe nxitjen e tyre që të bëhen pjesë aktive e reformave në arsim. Të pranishmit diskutuan shqetësimet që arsimi në qarkun e Vlorës është duke u përballur. Organizatat u shprehën se pjesa më e madhe e mësuseve kanë mungesa të theksuara mbi legjislacionin e arsimit, të drejtat e tyre si dhe proçesin e paqartë të emërimit të drejtuesve të shkollave.
Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri është rrjet jo-formal i organizatave të shoqërisë civile themluar në 2004 me qëllim kryesor avokimin për të garantuar të drejtën universale të fëmijëve për arsim dhe objektiva kryesorë krijimin e një sistemi arsimor që respekton të drejtat e fëmijëve, është përgjegjës për respektimin e tyre dhe që garanton një arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës.
Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri mirëpret çdo organizatë që dëshiron të japë kontributin e saj në garantimin e të drejtës universale të çdo fëmije për arsim cilësor dhe gjtihëpërfshirës anembanë Shqipërisë.
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al