- Home
- Rreth Nesh
- Cmimi Kombetar “Mesuesi i Vitit”
- Fushata
- Lajme
- Legjislacion
- Studime
- Bëhu pjesë
- Vende Pune
- Na Kontaktoni
Tiranë, 16 Shtator 2019 – Sot rreth 450 mijë fëmijë dhe adoleshentë nisin vitin e ri shkollor në arsimin parauniversitar në vend. Në ditën e parë të shkollës, Koalicioni për Arsimin në Shqipëri-ACE, kërkon të sjellë në vëmendje të institucioneve përjegjëse, një prej problematikave kryesore që i shoqëron fëmijët: dhuna dhe bulizmi.
Asnjë fëmijë nuk shkon në shkollë për t’u dhunuar! Dhuna në shkollë në të gjitha format e saj është një shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve për arsim, shëndetësi dhe mirëqenie!
Sipas studimeve dhe shifrave, dhuna dhe bulizmi, janë të përhapura në të gjitha institucionet arsimore në vend. Raporti i Komisioneres për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatovic[1], thekson se rreth 70% e nxënësve nga mosha 8-11 vjeç përjetojnë dhunë fizike, dhe 1 në 5 fëmijë janë viktima të bulizmit në shkollë. Raporti më i fundit i Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, “Oficeri i sigurisë”[2] vetëm për periudhën Mars-Korrik 2019, rreth 36% e nxënësve kanë qënë pre e dhunës fizike në shkolla. Mjedisi ku ndodh ushtrimi i dhunës dhe bulizmit, janë klasat me 28 % dhe oborri i shkollës me 25%.
Këto shifra, tregojnë edhe njëherë se sa jo miqësore dhe të pasigurta janë sot institucionet arsimore për fëmijët dhe adoleshentët. Raporti më i fundit i ACE dhe ALO 116 “Të sigurt për të Mësuar,” sjell realitetin edhe përsa i përket rolit të psikologut në shkolla. Në raport rezulton se nxënësit nuk kanë informacion rreth rolit të psikologut dhe funksionit që ai ka. Në 55% të rasteve psikologët e shkollave nuk i njohin procedurat dhe hapat e menaxhimit të rastit dhe në rreth 70% të shkollave nuk ka logjistikë të përshtatshme për të ofruar shërbim e duhur, ndërsa pothuaj në asnjë shkollë nuk ka të hartuara protokollet e mbrojtjes së fëmijëve.
Përballë kësaj situate, ACE, i kërkon Ministrisë së Arsimit, Sporti dhe Rinisë:
Për më shumë informacion kontaktimi me: Linda Pino, Koordinatore Kombëtare, e-mail ace@acce.al, tel: 0672075330.
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al