Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...

Tiranë, 8 Prill 2014 – Përfaqësues nga Koalicioni për Arsimin e Fëmijëv në Shqipëri u janë bashkuar shoqërisë civile në sallën e Kuvendit të Shqipërisë në Ditën Ndërkombëtare Rome (8 Prill), ku fëmijët Romë mbushën si asnjëherë më parë sallën e Kuvendit, për të biseduar me politikanët dhe kreun e Parlamentit, z. Ilir Meta.
“Fëmijët bisedojnë me politikanët”, dita kur Kuvendi i Shqipërisë hapi dyert për fëmijët romishte e veçantë jo vetëm për stafin e Kuvendit, por edhe më e veçantë për 75 fëmijët romë që vizitonin për herë të parë godinën më të rëndësishme të vendit të tyre.Fëmijët u mirëpritën nga Kryetari i Parlamentit, Z. Ilir Meta dhe u takuan me deputetë të të gjithë spektrit politik të cilëtjanë të angazhuar me çështjet dhe nevojat e fëmijëve.Takimi u ndoq gjithashtu edhe nga Znj. Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit, përfaqësues të Bashkisë së Tiranës por edhe të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Shëndetësisë, Brendshme, Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, etj.
Fëmijët u ulën në tryeza pune me ligjvënësit dhe mundën të flasin për veten, familjet e tyre, mjediset ku jetojnë, shkollat që ndjekin dhe aktivitetet që kryejnë me organizatat dhe fondacionet e ndryshme.
Mbeten ende për tu zgjidhur nga Parlamenti dhe institucionet e tjera vendim-marrëse dhe ekzektutive të vendit çështje të rëndësishme të tilla si regjistrimi ifëmijëve romë në kopshte dhe shkolla, përcaktimi i buxheteve specifike për territore ku banojnë shumë fëmijë romë, caktimi i buxheteve speciale në nivel lokal për integrimin e fëmijëve romë, si dhe ofrimi i bursave për fëmijët e margjinalizuar.
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni Znj. Linda Pino, Kordinatore e Koalicionit.
Email linda.pino@crca.al ose numër telefoni : + 355 4 242264, +355 676075400
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al