Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...

Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve,( ACCE) mori pjesë në seancën dëgjimore të organizuar në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, në të cilën u diskutua projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”.
Të pranishëm në seancë ishin deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të Ministrisë të Arsimit dhe Sportit, përfaqësues të Universiteteve Publike, organizata të shoqërisë civile.
Në këtë seancë përfaqësuesi i Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri, Z. Altin Hazizaj parashtroi sygjerimet mbi shtesat e paraqitura nga MAS në Komision, por gjithashtu solli në vëmendjen e Ministrisë të Arsimit dhe anëtarëve të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, nevojën për të ndërhyrë në disa nene të ligjit 69/2012 “Për sistemin Arsimor në Republikën e Shqipërsië”.
Nisur nga numri i lartë i rasteve të konflikteve të dhunshme brenda mjediseve të shkollës, Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë, Deputetëve të Komisionit të Arsimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, MAS që të meren të gjitha masat e nevojshme që në projektligjin e ri të arsimit parauniversitar të përfshihen disa nene që lidhen posaçërisht me këtë fenomen të shëmtuar. Sipas tij, për të frenuar dhunën në shkolla, duhet shtuar numri i psikologëve në shkolla, si dhe duhet zbatuar politika e trajnime si për mësuesit edhe për nxënësit, mbi dhunën dhe pasojat që mund të krijohen prej saj.
Sipas ACCE, duhet parashikuar me ligj krijimi i Shërbimit Kombëtar Psiko-Social në Shkollë, i cili do të funksionojë si një njësi autonome brenda kuadrit të shërbimeve të MAS dhe në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Mbrojtjes të Fëmijëve, Administratën e Përgjithshme të Shërbimit Social dhe shërbimeve sociale në pushtetin vendor.
Gjithashtu u sygjerua shfuqizimi i Komisionit të Etikës dhe Sjelljes në Institucionin Arsimor, i parashikuar në nenin 33 të ligjit 69/2012 “ Për Sistemin Arsimor në Republikën e Shqipërisë”, duke krijuar Komisionin për Parandalimin e Dhunës dhe Zbatimin e Rregullores në Institucionin Arsimor, i cili ka për qëllim verrifikimin dhe marrjen e masave ndaj rasteve të evidentuara të ushtrimit të dhunës në institucionin arsimor.
Rekomandimet e paraqitura në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, do të shqyrtohen në seancën plenare të datës 28 Maj 2015.
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al