Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...

Nepal, 18 Nëntor 2018 – Koalicioni për Arsimin në Shqipëri (ACE), antar i Fushatës Globale për Arsimin (GCE) që prej vitit 2004, morri pjesë për herë të parë në një prej eventeve më të rëndësishme të rrjeteve të arsimit: Takimin Global për Mësimin dhe Asamblenë e GCE, që u zhvilluan në Kathmandu, Nepal.
Asambleja Globale përfaqëson një moment kyç për të gjithë, pasi interesi kryesor për të gjithë organizatat pjesë e saj është e drejta për arsim. Asambleja ka si qëllim reflektimin mbi progresin e bërë, shkëmbimin e mësimeve dhe punës së përbashkët, rritjen e përpjekjeve dhe ndikimin global në arritjen e një arsimi gjithpërfshirës dhe cilësor për të gjithë.
Me temën “Transformimi i sistemeve të arsimit publik për barazi, përfshirje dhe drejtësi", Asambleja riafirmoi vlerat dhe pozicionin e Fushatës Globale për Arsimin. Në këtë Asamble merrnin pjesë të gjitha koalicionet kombëtare kudo në botë të mbështetur nga programi CSEF, që kujdeset për dokumentimin dhe fuqizimin e eksperiencave gjithëpërfshirëse për arsimin dhe shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet vendeve.
Në Asamblenë e 6-të Botërore të Fushatës Globale për Arsim, Koalicioni për Arsimin në Shqipëri (ACE) dha një kontribut të veçantë për fuqizmin e lëvizjes së koalicioneve, duke avokuar me forcë për rritjen e antarësimeve nga koalicionet në vendet e Ballkanit dhe Europës Lindore. ACE përcaktoi edhe prioritetet e avokimit dhe të fushatave për vitet e ardhshme duke rekomanduar disa drejtime strategjik që u përfëshinë në planin strategjik të GCE 2019-2022.
Asambleja e 6-të e GCE mblodhi mbi 300 pjesëmarrës, përfaqësues të shoqërisë civile, avokuese të të drejtës për arsim, të rinj e të reja nga mbi 100 vende të botës, për të debatuar, reflektuar dhe planifikuar një vizion transformues, të angazhuar për realizimin e plotë të të drejtës së njeriut për arsim.
Asambleja zgjodhi edhe Presidentin e Fushatës Globale për Arsimin për 4 vitet e ardhshme. Me një shumicë të theksuar të votave, z. Refat Sabbah u zgjodh President i GCE.
Për më shumë info, kontaktoni:
Linda Pino
Koordinatore Kombëtare
linda.pino@crca.al
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al