Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...

Tiranë, 9 Maj 2014 – Në gjelbërimin e parkut Rinia dhe në praninë e përfaqësuesve të lartë të qeverisë, deputetë të parlamentit Shqipëtar, Sindikata e Pavarur e Arsimit, Komisionieri iAvokatit të Popullit, Zyra Kundër Diskriminimit, fëmijëve, prindërve, mësues, Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri organizoi aktivitetin përmbyllës të Javës Globale “ Arsim për të Gjithë”.
Ky aktivitet u çel nga z. Altin Hazizaj, Drejtor i Përgjithshëm i CRCA, i cili solli në vëmendjen e të gjithëve rëndësinë që arsimi luan për fëmijët me aftësi të kufizuar. Ai përcolli mezazhin për garantimin e së drejtës për arsim gjithëpërfshirës, e drejtë kjo që nuk duhet t’i asnjë fëmije pavarësisht aftësive të tyre.
Greta Kokoshi, vajza 16 vjeçare me sindromën Down me pafajësinë e saj shprehu para të ftuarve vështirësinë që ajo ka hasur në ndjekjen e arsimit të detyrueshëm publik.
Në fjalën e saj Znj. Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit falenderoi Koalicionin për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri për aktivitetin si dhe premtoi publikisht angazhimin e institucionit që ajo drejton për të përmirësuar situatën në të gjitha shkollat e Republikës së Shqipërisë, për të bërë të mundur që të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara të bëhen pjesë e një sistemi arsimor cilësor dhe gjithpërfshirës.
Znj. Bardhylka Kospiri, Zv/Ministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, përshëndeti rekomandimet e bëra nga Koalicioni për Arsmin e Fëmijëve në Shqipëri në kuadër të përmirësimit të përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsmin e detyrueshëm publik, si dhe bëri thirje që të rinjtë me aftësi të kufizuar që të orientohen drejt arsimit profesional.
Garantimi i mësuesit mbështëtës në të gjitha shkollat e ndjekura nga fëmijët me aftësi të kufizuara ishte mesazhi që kryetar i federatës së sindikatave të arsimit z. Xhafer Dobrushi i drejtoi MAS.
Përfaqësuesi nga zyra e Avokatit të Popullit z. Kapedani ftoi të gjitha organizatat e shoqërisë civile të cilat kanë në qëndër të punës së mbrojtjen e te drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuar të bëhen pjesë e Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri.
Znj. Zela Koka drejtuese e MEDPAK dhe njëkohësisht prind i një fëmije me aftësi të kufizuar, foli për inisiativat që prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar kanë ndërmarrë në kuadër të Javës Globale si dhe arsmit gjithpërfshirës në të gjithë Shqipërinë.
Gjatë aktiviteti “Mësimi i Madh”, të gjithë mësuan që me shumë dashuri dhe përkushtim të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara do të kenë mundësi të barabarta!
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni Znj. Linda Pino, Kordinatore e Koalicionit. Email linda.pino@crca.al ose numër telefoni : + 355 4 242264, +355 697240661
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al