Acce prezanton planin e veprimit për dy vitet e ardhshme

Tiranë 6 Nëntor 2013 - Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri (ACCE),zhvilloi sot një takim informues me organizatat anëtare dhe mbështetëse të Koalicionit, për të prezantuar planin e veprimit të Koalicionit për periudhën Nëntor 2013- Dhjetor 2014 në lidhje me arsimin e fëmijëve.

Çështjet e diskutuara në takim lidheshin me objektivat kryesore të Koalicionit, planin e veprimit, aspektet financiare, rëndësinë e firmosjes së Memorandumit të Bashkëpunimi midis të gjithë anëtarëve të Koalicionit etj.

Në takim u vu theksi tek domosdoshmëria për intensifikimin e përpjekjeve  për të sjellë çështjen e arsimit të fëmijëve në qëndër të vëmëndjes së politikë-bërësve në Shqipëri.

Pjesëmarrësit vunë në pah problematikat e hasura gjatë punës së tyre në terren, përfshirjen e fëmijëve Rrom dhe atyre me nevoja të veçanta në sistemin arsimor si dhe sasinë  e limituar të buxhetit për arsimin, i cili nuk mjafton për përmbushjen e kërkesave të arritjes së një arsimi cilësor. Gjatë takimit  përfaqësuesit e Koalicionit bënë të njohur edhe faktin se gjatë vitit 2014 do të ketë takime në një serë qytetesh të Shqipërise në mënyrë që edhe organizatat që veprojne ne nivel lokal të njihen dhe të bëhen pjesë e Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve.

Për më shumë informacion, kontaktoni: znj. Linda Pino, Koordinatore e Koalicionit, E-mail: linda.pino@crca.al ose në numrin e telefonit +355 4 242264.

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us