Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...

Tiranë, 19 Nëntor 2018 - Koalicioni për Arsimin në Shqipëri (ACE) mori pjesë në seancën dëgjimore të Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve te Informimit Publik për projektligjin “Për Buxhetin e Arsimit 2019”.
Koalicioni për Arsimin në Shqipëri solli ne vëmendjen e deputetëve të pranishëm në Komision nivelin e ulët të buxhetit për arsimin parauniversitar, duke e renditur Shqipërinë si një ndër vendet e ulëta për investimin në arsim e krahasuar kjo me vendet vendet e OECD. Pavarësisht se vendi ka pasur një zhvillim dhe rritje ekonomike të qwndrueshme, kjo rritje nuk ka prekur buxhetin për arsimin parauniversitar publik.
Për këtë vit buxheti i shtetit për arsimin, mundi të ofrojë tekste për përdorim falas vetëm për fëmijët e klasave 1-4 në sistemin arsimor publik, por mbi 300.000 fëmijë u detyruan të paguajnë për të siguruar tekstet mësimore.
Sipas Bankës Botërore, thuajse 14 përqind e popullsisë në vend vijon të jetojë në varfëri absolute, thuajse 47 përqind e popullsisë jeton në varfëri relative, krahasuar me 22 përqind që është në vendet e rajonit.
Në Shqipëri, 20.14 % e fëmijëve në moshë shkollore jetojnë në varfëri duke u përballur me vështirësi në sigurimin e nevojave bazë të jetesës dhe vetëm 44% e fëmijëve të arsimit parauniversitar arrijnë të konsumojnë vaktin ushqimor të mëngjesit vetwm në pesë ditët e javës.
Në këtë seancë dëgjimore përfaqësuesit e Koalicionit për Arsimin në Shqipëri sollën në vëmendjen e të pranishmëve dhe mungesën e buxhetit për financimin e nismës “ Shkolla Qendër Komunitare” si edhe pamjaftueshmërinë e financimit të trainimeve të mësuesve dhe punonjësve psiko-sociale.
ACE i kërkoi anëtarëve të Komisionit të Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik:
Rritjen e buxhetit për arsimin për të mundësuar:
Për më tepër informacion kontaktoni me Linda Pino, Koordinatore Kombëtare, email: linda.pino@crca.al
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al