Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...

Tiranë, 06.02.14- Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri organizoi takimin i cili bëri të mundur firmosjen e Memorandumit të Bashkëpunimit që zyrtarizon bashkëpunimin ndërmjet organizatave mbështetëse të Koalicionit.
Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje organizatat angazhohen që të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të lobuar, avokuar për respektin dhe të drejtën universale të fëmijëve për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës si dhe të mbështesin objektivat e Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri.
Memorandumi u nënshkrua nga ADRA-ALBANIA, ADRF, ALO 116, IRCCRA, La Casa nel Cuore, MEDPAK, Partnerë për Fëmijët, Pink Embassy, Sindikata e Arsimit, Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ).
Të gjitha organizatat ndajnë synimin e përbashkët për të mbështetur forcimin dhe funksionimin e Koalicionit, nxitjen e nismave që përmirësojnë situatën, legjislacionin dhe politikat në fushën e arsimit për fëmijët në Shqipëri si dhe nxitjen e krijimit të një sistemi arsimor që respekton të drejtat e fëmijëve.
Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri, ka si qëllim të avokojë për të respektuar të drejtat ë fëmijëve për arsim dhe edukim, ofrimin e arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës për çdo fëmijë si dhe garantimin e mundësisë së arsimit për çdo fëmijë vajzë, duke bashkuar përpjekjet dhe eksperiencat e organizatave anëtare.
Bazuar mbi parimin e politikës se dyerve të hapura, Koalicionin për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri, fton çdo organizatë të bëhet pjesë e këtij Koalicioni sepse sëbashku zëri yne do të jete më i fuqishëm dhe i aftë të sjellë ndryshim.
Për më tepër informacion ju lutem kontaktoni Znj. Linda Pino, Koordinatore e Koalicionit. E-mail linda.pino@crca.alose në numrin e telefonit + 355 4 242264
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al