Behuni pjesë e Fushatës Globale “Arsimim për të gjithë” nën moton “Arsimo per t’i dhënë fund Varfërisë”

Fushata Globale për Arsim është një lëvizje mbarë botërore ndërgjegjësuese, synon përmbushjen e drejtës gjithsecilit për t’u arsimuar. Fushata “Arsimim për gjithë” ka mbledhur cdo vit gjithë botën, OJQ, agjensi ndërkombëtare dhe politikanë favor arsimimit gjithë vajzave dhe djemve, pa asnjë lloj diskriminimi.

Nga data 24-30 Prill, organizohet java globale e veprimit nën moton “Arsimo për t’i dhënë fund varfërisë”. Mesazhi vetë fëmijët do t’i dërgojnë politikanëve dhe deputetëve gjatë kësaj jave është:

“Dërgo shokun tim në shkollë”, për të gjithë fëmijët që nuk shkojnë në shkollë, dhe për të gjithë të rriturit e paarsimuar.

Organizatat zbatuese të fushatës ne Shqipëri do të jenë:

  • Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijeve - CRCA,
  • Qendra e Informacionit dhe Kerkimeve per te Drejtat e Femijeve ne Shqiperi – IRCCRA,
  • World Vision Shqipëri,
  • Aleanca për Fëmijët dhe
  • CISP Albania

Jeni ftuar merrni pjesë dhe pasqyroni mediat tuaja aktivitetet e Javes Globale Edukimit, do zhvillohen Tiranë dhe shumë rrethe tjera Shqipërisë gjatë periudhës 24-30 Prill 2005.

- CRCA dhe IRCCRA do ti zhvillojne aktivitetet e tyre kryesore ne Tirane, si dhe aktivitete plotesuese ne Shkoder, Kuçove dhe Korçe. Aktiviteti kryesor do te zhvillohet ne Shkollen “Ramazan Jarani”, ne date 25 Prill (dite e hene) ne ora 13.00. Te gjithe gazetaret e rubrikes sociale te medias se shkruar dhe asaj elektronike jane te ftuar te marrin pjese ne keto aktivitete.

- World Vision Shqipëri do të organizojë aktivitete me fëmijët, ekspozita me vizatime dhe diskutime me fëmijët në disa shkolla në Elbasan, në Vlorë dhe në Lezhë. Vetë fëmijët e këtyre shkollave do të flasin në emër të gjithë atyre që nuk ndjekin shkollën, dhe do të japin mesazhe ndërgjegjësuese përfaqësuesit e pushtetit lokal, drejtoritë arsimore dhe personalitete te tjerë janë ftuar të marrin pjesë.

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us