Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...
Fushata Globale për Arsim është një lëvizje mbarë botërore ndërgjegjësuese, që synon përmbushjen e të drejtës së gjithsecilit për t’u arsimuar. Fushata “Arsimim për të gjithë” ka mbledhur cdo vit në të gjithë botën, OJQ, agjensi ndërkombëtare dhe politikanë në favor të arsimimit të të gjithë vajzave dhe djemve, pa asnjë lloj diskriminimi.
Nga data 24-30 Prill, organizohet java globale e veprimit nën moton “Arsimo për t’i dhënë fund varfërisë”. Mesazhi që vetë fëmijët do t’i dërgojnë politikanëve dhe deputetëve gjatë kësaj jave është:
“Dërgo shokun tim në shkollë”, për të gjithë fëmijët që nuk shkojnë në shkollë, dhe për të gjithë të rriturit e paarsimuar.
Organizatat zbatuese të fushatës ne Shqipëri do të jenë:
Jeni të ftuar të merrni pjesë dhe të pasqyroni në mediat tuaja aktivitetet e Javes Globale të Edukimit, që do të zhvillohen në Tiranë dhe në shumë rrethe të tjera të Shqipërisë gjatë periudhës 24-30 Prill 2005.
- CRCA dhe IRCCRA do ti zhvillojne aktivitetet e tyre kryesore ne Tirane, si dhe aktivitete plotesuese ne Shkoder, Kuçove dhe Korçe. Aktiviteti kryesor do te zhvillohet ne Shkollen “Ramazan Jarani”, ne date 25 Prill (dite e hene) ne ora 13.00. Te gjithe gazetaret e rubrikes sociale te medias se shkruar dhe asaj elektronike jane te ftuar te marrin pjese ne keto aktivitete.
- World Vision Shqipëri do të organizojë aktivitete me fëmijët, ekspozita me vizatime dhe diskutime me fëmijët në disa shkolla në Elbasan, në Vlorë dhe në Lezhë. Vetë fëmijët e këtyre shkollave do të flasin në emër të gjithë atyre që nuk ndjekin shkollën, dhe do të japin mesazhe ndërgjegjësuese përfaqësuesit e pushtetit lokal, drejtoritë arsimore dhe personalitete te tjerë janë ftuar të marrin pjesë.
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al