Tryezë diskutimi mbi dispozitat normative të ligjit mbi arsimin parauniversitar në shqipëri dhe mbështetja psiko-sociale për fëmijët në risk.

- Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri-ACE, ndërmorri inisiativën për draftimin e Dispozitat Normative të Ligjit të Arsimit Para-Universitar (2012). Gjatë muajit Maj 2013 u zhvilluan tre takime konsultuese me përfaqsues nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile, të cilat punojnë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri.

Diskutimet e realizuara këto takime konstatuan diskutimet nen për nen ligjit Arsimit Para-universitar (2012) Shqipëri.  Partnerët e ACCE u përqëndruan gjerësisht tek nevoja dhe domosdoshmëria e integrimit fëmijëve që frekuentojnë qëndrat ditore arsimin publik si dhe mbrojtjen sociale  fëmijëve sistemin arsimor Shqipëri. Për më tepër, sipas opinionit tyre kriteret e përkujdesjes sociale dhe shërbimet psiko-sociale ofruara nga psikologët dhe / apo punonjwsit socialë duhet rimendohen favor mirëqenies. Neni 18, 19 dhe 20i ligjit arsimit ishin fokusi kryesor i diskutimit. Nga analiza e bërë dolën pak gjithë faktorët që përjashtojnë apo disavantazhojnë target e  veçanta fëmijëve,  për tu bërë pjesë e arsimit publik.

Përfaqësuesit e organizatave sygjeruan ndryshimet dhe përmirësimet e mëposhtme:

  • Nevoja për lobim për kategori të veçanta të fëmijëvë dhe kritereve të tyre përfituese.
  • Kërkesa për ripërcaktimi dhe qartësimi i konceptit të jetimit social.
  • Vendosja e mësuesit mbështetës në shkollë, i cili të bëjë të mundur lehtësimin e proçesit të përfshirjes dhe integrimit të nxënësve në shkollat publike si dhe përforcimi i rolit të psikologut.
  • Praktikimi i klasave të integruara në shkollat 9-vjecare.
  • Koordinimi i punës për identifikimin e fëmijëve që braktisin përfundimisht shkollën, por edhe i braktisjes së fshehtë.
  • Stimulimi i fëmijëve për t’u përfshirë në sistemin arsimor publik dhe për të mos u ndjerë të paragjykuar dhe diskriminuar.
  • Realizimi i klasave me jo më shumë se 25 nxënës.
  • Mbështetje dhe stimulim i familjeve në nevojë, për të përfshirë fëmijët e tyre në sistemin publik arsimor.
  • Përmirësimi i kurrikulës në drejtim të përgatitjes të brezave me njohuri për përkatësinë etnike, racore, gjinore, fetare etj, me qëllim zhveshjen e fëmijëve nga paragjykimi dhe diskriminimi.
  • Integrimi territorial i fëmijëve me nevoja të vecanta në të gjitha shkollat dhe institucionet arsimore publike.

Grupi i ekspertëve pranë CRCA mblodhën të gjitha propozimet e prezantuara nga organizatat pjesëmarrëse të shoqërisë civile për të draftuar kwto propozime , të cilat më pas do i kalojnë Ministrisë së Arsimit.

Kontributi i çdo organizatë që punon në fushën e arsimit dhe kujdesit social është thelbësor në përcaktimin e çështjeve kryesore që duhet të ballafaqohen në këtë fazë të ligjit. Çdo organizatë e shoqërisë civile është e ftuar që të jetë pjesë e proçesit,  si një mjet për avancimin e sistemit arsimor në Shqipëri.

Me respekt

Altin Hazizaj

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us