Thirrje urgjente - Ministria e Arsimit të marrë masa të menjëhershme për pajisjen me tekste falas të të gjithë fëmijëve në nevojë!

Tiranë, 3 Shtator 2014 – Nëpërmjet kësaj deklarate publike Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri dëshiron të shprehë shqetësimin e tij, por njëkohësisht të tërheqë edhe vëmendjen e  Ministrisë të Arsimit dhe Sportit në marrjen e masave të menjëhershme për paisjen me tekste falas të të gjithë fëmijëve në nevojë që ndjekin arsimin e detyrueshëm para-universitar në Shqipëri.

Nga vëzhgimet tona dhe kontaktet e drejtpërdrejta me DAR-et në rrethe të ndryshme të vendit kemi konstatuar që viti i ri shkollor 2014-2015 paraqet probleme përsa i përket pajsjes me tekste falas për fëmijët në nevojë. Pavarësisht Udhëzimit nr 8/1 datë 04.4.2014 “Për zgjedhjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore për vitin shkollor 2014-2015”, i cili ka përcaktuar afatet e shpërndarjes së teksteve shkollore, pranë ALO 116 dhe organizatave mbështetëse të Koalicionit, prindër të minoritetit Rom, Egjyptian dhe grupe të tjera në nevojë, kanë raportuar lidhur me pamundësinë e pajsjes me teksteve shkollore pranë DAR-ve, gjë kjo që vështirëson dhe u mohon atyre të drejtën universale për arsim.

Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri me anë të kësaj thirrje urgjente dhe publike, i kërkon Qeverisë së Shqipërisë, dhe në mënyrë të veçantë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Financave, që në funksion të mbarëvajtjes së vitit shkollor 2014-2015, të marrin masa të menjëherëshme për t’iu siguruar falas dhe në kohë reale tekstet për të gjithë fëmijët në nevojë dhe në pamundësi për t’i blerë ato, sipas kërkesave të Udhëzimit të përbashkët të MF-së dhe MASH-it Nr. 32, datë 04.08.2011 si dhe Udhëzimit Nr. 23, datë 08.08.2014 i MAS “Për Vitin Shkollor 2014- 2015 në Sistemin Arsimor Parauniversitar”, i cili detyron çdo DAR/ZA, drejtuesit e shkollave që të ndjekin me përparësi procesin e shpërndarjes dhe shitjes së teksteve shkollorë në mënyrë që më 15 Shtator të mos mbetet asnjë nxënës pa u pajisur me të gjitha tekstet shkollore.

Për më tepër informacion kontaktoni Znj. Linda Pino, Koordinatore e Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri, e-mail linda.pino@crca.al, tel +355 67 60 75 400

 

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us