Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...

Koalicioni “ Aftësia e kufizuar dhe Zhvillimi” ( DDCA), gjatë periudhës 2009-2012 ka qenë përfshirë në mënyrë aktive në procesin e diskutimeve për hartimin e ligjit të arsimit parauniversitar duke luajtur një rol të rëndësishëm gjatë fazës së përgatitjes dhe miratimit të këtij ligji gjithëpërfshirës, me paraqitjen e rekomandimeve konkrete për gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsim.
DDCA përshëndet miratimin nga qeveria shqiptare të ligjit për arsimin parauniversitar, i cili është ndër legjislacionet më të avancuara e në përputhje me linjat e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar.
Duke vërejtuar hapat e bërë deri tani dhe masat e ndërmarra, për përgatitjen dhe miratimin e akteve nënligjore, të domosdoshme për zbatimin e ligjit, DDCA i gjykon të ngadalta këto hapa dhe masat të pamjaftueshme. Kjo situatë ka ndikuar në moszbatimin e ligjit duke bërë që fëmijët me aftësi të kufizuara të mos arrijnë ende të arsimohen, ose të marrin arsimin jo në përputhje me veçoritë që aftësia e tyre ekufizuar paraqet.
DDCA synon të fuqizojë përpjekjet për të mundësuar zbatimin e ligjit në praktikë, duke iu drejtuar qeverisë me kërkesën për të përshpejtuar hapat dhe marrë masa të menjëherëshme për hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore / dispozitave normative, pa të cilat ky ligj do të vazhdojë të mos zbatohet.
DDCA kërkon nga qeveria që masat të ndërmerren në bazë të një plani veprimi, të hartuar si rezultat i një bashkëveprimi ndërministror, me prioritete, aktorë dhe buxhete të përcaktuara.
DDCA, në kuadër të javës së veprimit Global për arsimin bashkon zërin edhe me aktorë të tjerë të Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri ( ACE ) për të nxitur së bashku drejt gjithpërfshirjes në arsim edhe fëmijët me aftësi të kufizuara.
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al