SHQIPËRIA BËHET PJESË PËR HERË TË 1-RË E INDEKSIT GLOBAL PËR TË DREJTËN E ARSIMIT

Shqipëria, përmes Koalicionit për Arsimin në Shqipëri bëhet pjesë për herë të parë e Indeksit Global për të Drejtën e Arsimit 2018.

Indeksi për të Drejtën e Arsimt (RTEI) është një iniciativë globale e llogaridhënies që synon të sigurojë që të gjithë njerëzit, pavarësisht se ku jetojnë, të gëzojnë të drejtën e tyre për një arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës. RTEI është krijuar nga e drejta ndërkombëtare për kornizën e arsimit për të monitoruar progresin kombëtar drejt përmbushjes së tij. Indeksi identifikon fusha kyçe që kanë nevojë për përmirësim, ofron krahasime midis shteteve të ndryshme pjesë e RTEI dhe ndjek progresin me kalimin e kohës.

Ky indeks synon: a) forcimin e ekspertizës dhe kapacitetit të shoqërisë civile dhe avokatëve të arsimit; b) rritjen e mbështetjes publike dhe politike për realizimin e të drejtës për arsim; c) të mbajtjë qeveritë dhe institucionet përgjegjëse për angazhimet e tyre për të drejtën për arsim, si dhe d) mbështet fuqishëm të drejtën për arsim për çdo fëmijë dhe të rritur.

Koalicioni për Arsimin në Shqipëri si një ndër partnerët e RTEI në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile, institucionet arsimore publike dhe qeverinë do të mbledhin përgjatë dative 1 Mars deri në 30 Prill të vitit 2018, të dhëna mbi një gamë të gjerë treguesish të nxjerra në mënyrë eksplicite nga e drejta ndërkombëtare në kuadrin e arsimit. Të dhënat që do të mblidhen në të 12 qarqet e Shqipërisë, do të përdoren për të formuar Indeksin, i cili mund të përdoret nga publiku, organizatat e shoqërisë civile, hulumtuesit, politikëbërësit dhe zyrtarët qeveritarë për të identifikuar fushat që kanë nevojë për përmirësim, për të eksploruar treguesit më thellë dhe për të vendosur përpjekjet ku ato janë më të nevojshme për të përmbushur sa më mirë të drejtën për arsim.

Gjetjet e Inseksit Global për të Drejtën e Arsimit 2018, do të shpërndahen në fund të vitit 2018 pas rishikimit të qeverisë, institucioneve të përfshira në Indeks, organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të tjera të interesit.

Për më tepër informacion ju lutem kontaktoni në adresën: linda.pino@crca.al

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us