“Së bashku për një internet më të mirë!”

SID Albania sjell një Forum Kombëtar dhe një raport për sigurinë e fëmijëve, në  Ditën Ndërkombëtare të Internetit të Sigurtë

Tiranë, 24 Janar 2019 – Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt 2019, SID Albania organizon Forumin Kombëtar “Internet i Sigurt për fëmijët dhe të Rinjtë në Shqipëri”.

Ky Forum do të sjellë një raport që prezantohet për herë të parë në Shqipëri. Raporti i përgatitur nga ekspertët më të mirë të fushës, do të pasqyrojë të detajuar të gjithë situatën e internetit në Shqipëri. Përdorimin, shfrytëzimin, rastet e abuzimit seksual dhe  psikologjik për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që lundrojnë në rrjetet sociale dhe internet në vendin tonë.

Rastet e raportuara deri tani në platformën kombëtare www.ISIGURT.al tregojnë se numri i fëmijëve dhe i të rinjve që po bien viktima të bulizmit, vjedhjes së identitetit, ngacmimeve e dhunës seksuale në internet, po rritet nga viti në vit. Nga ana tjetër, siguria në internet nuk është një shqetësim vetëm për fëmijët dhe të rinjtë, por edhe për të rriturit, për shkak të rritjes së kohës së lundrimit të tyre online.

Forumi Kombëtar që do të zhvillohet më dt. 7 shkurt 2019, ora 11.00 në Qendrën Rinore Tiranë, kërkon ti bëjë një thirrje qeverisë, shoqërisë civile, prindërve, mësuesve dhe industrisë së internetit, të krijojë një rrjet të sigurt për të ndërgjegjësuar fëmijët dhe adoleshentët nga rreziqet e lundrimit në internet.

Forumi Kombëtar “Internet i Sigurt për fëmijët dhe të Rinjtë në Shqipëri”, organizohet nga

Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt e CRCA Shqipëri, Platforma Kombëtare për Sigurinë e Fëmijëve në Internet www.ISIGURT.AL, në bashkëpunim me Linja Kombëtare e Ndihmës për Fëmijët dhe Albanian Child and Youth Policy Hub.

Trajtimi i çështjeve të rëndësishme mbi rolin bashkëpunues dhe iniciativat e Agjensisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, por edhe për rolet rregullatore që kanë në këtë system sigurie, Policia e Shtetit, AKEP si dhe industria e internetit në Shqipëri, do të zënë hapësirë në këtë forum.

Dita e Internetit të Sigurt nisi në Botë në vitin 2004, ndërsa Shqipëria u përfshi një vit më vonë. CRCA zhvilloi në 2005 eventin e parë publik për internetin e sigurt. Ndërsa Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt, një arritje kjo e jashtëzakonshme për një vend të vogël si Shqipëria.

Tashmë, Dita Ndërkombëtare e Internetit të Sigurt festohet në 140 vende të botës.

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us