Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...

Në kuadër të Javës Globale për Arsimin, Koalicioni për Arsimin në Shqipëri (ACE), prezantoi sot në mëngjes raportin për Financimin e Arsimit publik paraunivesritar në Shqipëri. Ne emër të ACE, Altin Hazizaj i CRCA Shqipëri, prezantoi përpara të ftuarve dhe grupeve të interesit gjetjet kryesore të studimit mbi financimet nga qeveritë shqiptare në 10 vitet e fundit për arsimin publik parauniversitar në Shqipëri. Studimi vjen në konteksin e fushatës kombëtare që ACE ka shpallur prej kohësh për rritjen në 6% të GDP-së për Arsimin.
Raporti sjell shqetësimin kryesor të vlerës ende shumë të ulët të GDP-së që qevria shqiptare investon në arsimin shqiptar. Kjo vlerë kap shifrën 2.2 % duke mos qëndruar aspak me premtimet e qeverisë shqiptare. Në 3 vitet e fundit investimet në fushën e arsimit kanë pësuarnjë rënie të theksuar, pavarësisht se programi qeveritar rekomandon të kundërtën. Studimi sjell edhe një tablo të investimeve të huaja në fushë n e arsimit, duke treguar shifrën zero të tyre në këto 4 vite. Që prej vitit 2014 e në vazhdim insitucionet përgjegjëse shqiptare nuk kanë patur aftësinë të thithin asnjë investim të huaj dhe asnjë investim apo projekt madhor në fushën e arsimit parauniversitar në Shqipëri.
Përsa i përket nxënësve, studimi sjell fakte shqetësuese. Në 10 vitet e fundit numri i nxënësve është ulur me thuajse 200 mijë fëmijë më pak. Kjo ulje rrezikon shkurtimin e shkollave dhe personelin. Nuk është zbatuar asnjëherë formula e llogaritjes “për nxënës” gjatë përgatitjes së buxhetit për arsimin. Numri i nxënësve në shkollat rurale është zvogëluar së tepërmi duke krijuar disavantazh për shkollat e zonave urbane. Ka një diferencë të theksuar ndërmjet numrit mesatar të nxënësve për mësues në zonat rurale dhe urbane, për shkak të ndarjes së pabarabartë në vendodhjen e mësuesve në Shqipëri.
ACE, i propozoi Ministrisë së Arsimit dhe gjithashtu edhe përfaqësuesve të Kuvendit të Shqipërisë, këto rekomandime:
Deputetet e ftuara të Parlamentit Shqiptar, znj. Vasilika Hysi, znj. Albana Vokshi dhe znj. Kejdi Mehmetaj theksuan njëzëri nevojën për rritjen e buxhetit në fushën e arsimit publik.
Drejtoresha e Arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, znj. Zamira Gjini, e vlerësoi raportin, si një dritare që kërkon të spjegojë shumë detaje në fushën e arsimit parauniversitar dhe kërkoi angazhim të përbashkët, Ministri-OJF, për të bërë të mundur rritjen e buxhetit për arsimin në Shqipëri.
Raporti që u prezantua sot, i hapi rrugë një debati që do të vijojë në të gjitha insitucionet shqiptare të interesit në fushën e arsimit publik parauniversitar. Ky studim u përgatit nga Koalicioni për Arsimin në Shqipëri me mbështetjen e Global Campaign for Education. I gjithë studimi është bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe nga Ministria e Financave.
Raportin do ta gjeni të plotë të botuar në web-in: www.acce.al
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al