Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...
Nëntor 2020 – CRCA/ECPAT Shqipëri dhe ACE një vit pas tërmetit të rëndë që preku Shqipërinë, realizon mundësinë e pajisjes së 14 fëmijëve me tableta për të bërë të mundur ndjekjen e mësimit në distancë. Që prej nisjes së karantinës që përfshiu Shqipërinë, CRCA kishte nisur fushatën e saj jo vetëm për të identifikuar numrin e fëmijëve që nuk ndjekin dot mësimin në distancë, por edhe mundësitë për ti ardhur në ndihmë atyre.
CRCA dhe ACE u kthye një vit më vonë në zonën e Thumanës e cila u dëmtua shumë rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, dhe që tashmë është kthyer në një qendër rindërtimi.
Në të vetmen shkollë, që i ka mbijetuar tërmetit, 7 fëmijë dhe prindërit e tyre, pritën përfaqwsuesit e CRCA dhe Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve. Fëmijët, ishin përzgjedhur nga punonjësit e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve në Thumanë, të cilët çdo ditë në terren njohin realitetin dhe mungesat e fëmijëve të prekur nga tërmeti, apo edhe atyre në nevojë.
CRCA/ECPAT Shqipëri dhe ACE falë mbështetjes financiare të Global Albanians Foundation dhe Shpresa.al, ka siguruar 14 tableta, për fëmijët të cilët gjatë pandemisë nuk arrinin dot të ndiqnin mësimin në distancë si shkak i mungesës së tyre.
Një falenderim i veçantë erdhi nga mësuesit e shkollës për ACE dhe CRCA/ECPAT Shqipëri, për shpërndarjen e këtyre tabletave, pasi një pjesë e fëmijëve kishte qënë një shqetësim edhe për mësuesit. Njëri prej tyre, duke falenderuar theskoi se “Gjatë pandemisë, njw ndwr djemtw qw I dhuruat tabletwn, ishte ndër të vetmit që e kishte tërësisht të pamundur të ndiqte mësismin në distancë, pasi jo vetëm nuk kishte asnjë kompjuter apo tablet, por famimlja e tij nuk dispononte as edhe ndonjë celular. Për këtë jemi shumë të kënaqur që arritët të bëni të mundur pajisjen e tij dhe që ai tashmë do të jetë pjesë e mësimit”.
Më pas, CRCA/ECPAT Shqiperi dhe ACE dhuroi edhe 7 tableta të tjerë në Durrës, një tjetër qytet i prekur fort nga pasojat e rënda të tërmetit.
Drejtori i CRCA, Altin Hazizaj, duke i dhënë këto mjete mësimore të domosdoshme fëmijëve, theksoi se ” Duket se këto tableta vijnë te fëmijët, në një moment shumë domethënës, pasi ato nuk do të shërbejnë vetëm një mjet që do ti japë atyre dije dhe do ti bëjë të ndjehen të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre”.
Arsimi në Shqipëri, kaloi në sistemin në distancë që prej 9 Marsit të këtij viti, si shkak i shpalljes së pandemisë globale Covid-19. Mbi 571.616 fëmijë u detyruan të ndjekin mësimin në distancë, ndërsa CRCA gjatë kësaj periudhe, nisi të identifikonte fëmijët që mundeshin të ndiqnin këtë sistem arsimimi si shak i mungesave të mjeteve mësimore.
#CRCAmbronfëmijet #CRCAshqipëri #ECPATalbania
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al