Në ditën e të drejtave të njeriut arsimi bëhet kryefjala e mbarë botës

Sot në Ditën e të Drejtave të Njeriut, e drejta Universale për Arsim bëhet qendra e vëmendjes e mbarë Botës dhe kjo pasi bashkëthemeluesi i Fushatës Botërore për Arsimin (GCE), Kailash Satyarthi dhe aktivistja Malala Yousafzai tërheqin çmimin Nobel për Paqen, në ceremoninë që do të zhvillohet sot ne Oslo, Norvegji.

Fushata Botërore për Arsimin shpreh mirënjohjen për punën e pashtershme në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, duke vlerësuar si nismat që Kailash ka ndërmarrë në shpëtimin dhe rehabilitimin e fëmijëve të shfrytëzuar në punë, ashtu dhe angazhimin e Malala në ngritjen e fondeve për finacimin e programeve inovative në vendet ku fëmijët kanë më shumë nevojë për arsimim si dhe lobimit të fuqishëm të bërë për garantimin e të drejtës për arsim.

Puna e tyre dhe marja e çmimit Nobel për Paqen e kanë vendosur të drejtën për arsim në qendër të vëmendjes në mbarë Botën, në të njëjtën kohë që krerët e shteteve hyjnë në fazën përfundimtare të realizimit të Objektivave të Arsim për të Gjithë dhe Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit si dhe kanë rënë dakort në hartimin e objektivave të rinj të cilët do të kenë në fokus të drejtat e njeriut post 2015.

Edukimi është një e drejtë themelore dhe një e mirë publike, GCE ka besimin se arsimi është çelësi i suksesit për t’i dhënë fund varfërisë dhe për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të barabartë. Arsimi ka fuqinë që të sjellë ndryshim, të ofrojë mundësi, shpresë dhe mbrojtje për njerëzimin e mbarë Botës.  E drejta për të pasur një arsim cilësor është i rëndësishëm në relizimin e të drejtave të tjera si: e drejta për barazi gjinore, shëndetësi, ushqim, paqe si dhe fuqizimi i demokracise dhe mbrojtja e mjedisit.    

Presidentja e GCE , Camilla Croso shprehet: “ Të gjithë do e mbajmë mend këtë ditë, pasi sot e drejta për arsim ka marrë vlerësimin më të lartë si dhe njihet botërisht si e vetmja forcë që promovon paqen. Në këtë ditë të gjithë festojmë suksesin e arritur në luftën ndaj diskriminimit dhe shtypjes, promovimin e barazisë gjinore dhe fundin e partiarkisë. Ne jemi të nderuar të vazhdojmë misionin tonë me Kailash, si një ndër anëtarët e Bordit Drejtues të GCE, dhe urojmë atë dhe Malala Yousafzai për kontributin e çmuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në mbarë botën. Por Malala dhe Kailash nuk janë vetëm në lobimin e tyre për të vendosur si prioritet të politikave në çdo vend të  drejtën për arsim. Gjatë votimeve të bëra në anketimin publik “Bota Ime”, mbi 5 milion njerëz zgjodhën “ Arsimin Cilësor” si prioritetin më të rëndësishëm. Për këtë arsye, sot në Ditën e të Drejtave të Njeriut dhe në vlerësimin e kontributit të Malala dhe Kailash, Fushata Botërore e Arsimit bën thirrje që e drejta universal për arsim të bëhet qendra e çdo kornize zhvillimi në mbarë Botën”

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us