Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...

Tiranë, 07.03.2014- Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri nëpërmjet kësaj deklarate dëshiron të tërheqë vëmendjen e Qeverisë dhe në mënyrë të vecantë Ministrise së Arsimit dhe Sporteve, për të marrë masa konkrete për garantimin e një arsimi cilësor për çdo fëmijë në Republikën e Shqipërise.
Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri prej kohësh ka kërkuar që sigurimi i cilësisë së mësimdhënies në të gjitha nivelet, trajtimi profesional i figurës së mësuesit, trajnimi cilësor i tyre si dhe krijimi i rrethanave lehtësuese dhe motivuese në zhvillimin e mësimdhënies të shihen me përparësi nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve.
Për shkak të cilësisë që sistemi aktual arsimor ka pasur deri sot , Shëqipëria ështërenditur ndër vendet e fundit për performancën dhe nivelin e arritjeve të nxënësve. Rishikimi dhe përmirësimi i programeve mësimore, literaturës dhe teknologjisë së laboratorëve; krijimi i ambienteve mësimore me kushte optimale dhe staf akademik me kualifikimin e duhur janë thelbësore për të aritur një sistem arsimor cilësor dhe bashkëkohor.
Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri beson se zhvillimi i një sistemi arsimor profesional është shumë i rëndësishëm në sigurimin e cilësisë në arritjet e nxënësve.
Në këtë kuadër ne sygjerojmë :
Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri mendon se mësuesit e mirë janë çelësi i suksesit i arritjeve të cdo nxënësi. Nuk do të mund të arrijmë një arsim cilësor për të gjithë nëse nuk do të investohet në mësimdhënie.
Për më tepër informacion, kontaktoni Znj. Linda Pino,Koordinatore e Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri (ACCE), E- mail: linda.pino @ crca.al, tel +355 697240661
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al