LETËR INFORMATIVE

LETËR INFORMATIVE

“ARSIM CILËSOR PËR TË GJITHË, JEPINI FUND PËRJASHTIMIT” “POLITIKANË KTHEHUNI NË SHKOLLË - ËSHTË KOHA TË KONTRIBUONI"

Java Globale “Arsimim për të Gjithë” 21 – 27 Prill 2008

Fushata Globale “Arsim për të Gjithë” është një fushatë ndërgjegjësuese mbi rëndësinë e arsimit bazë për çdo fëmijë në të gjithë botën e cila nga viti në vit ka bashkuar zërin e fëmijëve, të shoqërisë civile, politikanëve dhe zyrtarëve qeveritarë.

Që nga fillimi i Fushatës Globale “Arsimim për të Gjithë” më shumë se 30 milion fëmijë në të gjithë botën janë regjistruar në shkollë. Numri i fëmijëve në të gjithë botën që nuk shkojnë në shkollë ka rënë në 80 milion dhe numri i personave të rritur analfabet ka rënë në 800 milion.

2008-ta është viti kur qëllimi i Fushatës Globale “Edukim për të Gjithë” është në pikën e mesit të rrugës, por progresi është akoma qëllimi që kjo fushatë do të arrijë. Ky vit gjithashtu është viti i 60-të vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, ku në nenin 26 të saj thuhet “çdo njeri ka të drejtë të arsimohet dhe arsimimi duhet të jetë i lirë për të gjithë”.

Këtë vit, në të gjithë Botën, përfshirë edhe Shqipërinë, nga data 21-27 Prill 2008, zhvillohet Java Globale “Arsimim për të Gjithë” nën moton “ARSIM CILËSOR PËR TË GJITHË, JEPINI FUND PËRJASHTIMIT”. Gjatë kësaj jave organizatat që punojnë për arsimimin e fëmijëve dhe sindikatat e mësuesve nga e gjithë bota i drejtohen qeverisë dhe politikanëve me slloganin “Politikanë Kthehuni në Shkollë - Është koha të kontribuoni".

Në Shqipëri për të organizuar aktivitetet e Fushatës Globale është ngritur Koalicioni për Arsimimin e Fëmijëve në Shqipëri, ku në kuadër të kësaj fushate prej gjashtë vjetësh janë zhvilluar aktivitete ndërgjegjësuese për arsimin e fëmijëve në të gjithë Shqipërinë.

Pjesë e Koalicionit për Arsimimin e Fëmijëve në Shqipëri janë:

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri / Defence for Children International (CRCA / DCI), Qendra e Informacionit dhe Kërkimeve për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (IRCCRA), World Vision Albania, Save the Children - Albania, Partner për Fëmijët, UNICEF - Albania, Aleanca për Fëmijët në Shqipëri (AFSH), SOS - Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, Federata e Sindikatave të Arsimit të Fëmjëve në Shqipëri- FSASH, Qëndra “Vatra”- Vlorë, Aleanca Gjinore për Zhvillim, Qëndra Fëmijët Sot, Diakonia Agapes.

 

LISTA E AKTIVITETEVE

TË KOALICIONIT PËR ARSIMIMIN E FËMIJËVE NË SHQIPËRI

  • Ndeshje futbolli midis fëmijëve dhe deputeteve si një mundësi e parlamentarëve për të njohur nga afër nevojat e fëmijëve të varfër dhe të margjinalizuar. Dt 23 Prill, Ora 11.00 tek Akuadromi tek pishinat, Tiranë;

  • Konferencë për Shtyp në 24 Prill 2008, ora 11.00 në Hotel Tirana International me pjesmarrjen e prezantuesve të njohur nga bota e spektaklit në Shqipëri;

  • MËSIMI MË I MADH NË BOTË, më 23 Prill, ora 09.00 në të gjithë botën dhe në Shqipëri, në të njëjtin orë do të diskutohet minimumi 20 minuta për çështjet e arsimimit dhe më pas do të regjistrohen personat që kanë dërgjuar këtë leksion për t’u përfshirë edhe Shqipëria në Rekordin Guiness “Mësimi më i madh në Botë”.

  • Takim kombëtar me pjesëmarrjen e mësuesve sindikalistë, nxënësve, prindërve, përfaqësueve të Ministrisë së Arsimit, Drejtorive Arsimore dhe shkollave, organizuar nga sindikatat e arsimit, FSASH/SPASH, në bashkëpunim me MASH;

  • Përgatitja, botimi dhe shpërndarja e posterit “Arsim cilësor për të gjithë, jepini fund përjashtimit”

  • Takim me parlamentarët, koalicioni do të ftojë të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që gjatë Javës së Fushatës të kthehen në shkollën e tyre dhe të kontribuojnë për sigurimin e një arsimimi cilësor dhe gjithë përfshirës; 

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us