Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...

Tiranë 13 Nëntor 2013 - Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri (ACCE),morri pjesë seancën e hapur degjimore që u zhvillua në Zyrat e Kuvendit të Shqipërisë, pranë Komisionit për Çështjet Ligjore, si dhe Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
Seanca u zhvillua në lidhje me rekomandimet e Komitetit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve për Shqipërinë. Të pranishëm ishin deputetë, përfaqësues të qeverisë, përfaqësues të shoqërisë civile, të institucioneve të pavarura etj.
Kyetari I Kuvendit Z.Ilir Meta theksoi se kjo ishte dëgjesa e parë publike për këtë legjislaturë me shoqërinë civile që u çel me të drejtat e fëmijëve dhe që ky debat i hapur duhet të përcjellë mesazhin se e ardhmja nis pikërisht nga fëmijët.
Seanca dëgjimore u drejtua nga Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore, Z.Fatmir Xhafaj, ai e cilësoi takimin si një qasje të re të Kuvendit të Shqipërisë, Komisioneve të Përhershme Parlamentare në bashkëpunim me shoqërinë civile për të bërë hapat e duhur për çështjen e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Për kryetaren e Komisionit për Çështjet Sociale, Z.Albana Vokshi kjo seancë ishte një dëshmi e rëndësisë që i jepet çështjes së fëmijëve dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre.
Gjatë këtij debati të hapur përfaqësuesja e Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri, Znj. Linda Pino parashtroi disa rekomandime, ndër te cilat përmendim: ofrimi i teksteve falas për fëmijët në nevojë; dhënia e bursave mujore për fëmijët e margjimalizuar;rritja e buxheti vjetor për arsimin për në Republikën e Shqipërisë për të siguruar arsim falas për çdo fëmijë në arsimin fillor publik si dhe monitorim të vazhdueshëm i të gjitha shkollave publike.
Gjatë seancës u parashtruan disa nga problematikat dhe vështirësitë që hasen sot në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve ku dhe u vu theksi tek rëndësia e një bashkëpunimi midis institucioneve publike, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit për të adresuar me seriozitet këto çështje në përputhje edhe me zbatimin e rekomandimeve që rrjedhin nga Konventa e OKB-së për të drejtat e fëmijëve.
Për më shumë informacion, kontaktoni: znj. Linda Pino, Koordinatore e Koalicionit, E-mail: linda.pino@crca.al ose në numrin e telefonit +355 4 242264, +355 697240661
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al