KOMISIONI PËR EDUKIMIN DHE MJETET E INFORMIMIT PUBLIK ORGANIZON SEANCË DËGJIMORE NË KUADËR TË FUSHATËS TË JAVËS GLOBLAE TË ARSIMIT “FINANCONI PËR TË ARDHMEN”

Tiranë 23 Maj 2016- Me kërkesë të Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri dhe në kuadër të javës Globale të Arsimit  2016 “Fund the Future”, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik organizoi ditën e sotme dëgjesën publike me fokus problematikat e arsimit parauniversitar në Shqipëri. Të pranishëm në seancë përpos organizatave anëtare të ACCE, ishin përfaqësues nga MAS, MF, UNICEF-Shqipëri, Save the Children dhe Soros.

Kryetari i Komisionit, Z.Pollo në fjalën e tij të hapjes e vlerësoi së tepërmi interesin e OSHC-ve në organizimin e dëgjesës publike si dhe kthimin në një praktikë të mirë të punës së këtij komisioni organizimin dhe përfshirjen në seanca dëgjimore të aktorëve të interesit.

Lida Pino-Koordinatore e Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri, në fjalën e saj u ndal në 3 çështje kryesore, të cilat ngjallën interes dhe pyetje për anëtarët e Komisionit. Përmirësimi i bazës ligjore për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna në institucionet arsimore, konsultimi i projekt-buxhetit të MAS me organizatat e shoqerise civile, mungesa e një kanali televiziv publik dedikuar fëmijëve dhe informimit të tyre janë disa nga çshtjet të cilat ajo parashtroi në seancë.

Znj. Zela Koka, përfaqëseuese e MEDPAK, ngriti shqetësimin rreth mungesës së mësuesit ndihmës në shkollat e frekuentuara nga nxënësit me aftësi të kufizuara, mos funksionimi i komisioneve multidisiplinare mungesa e transportit falas dhe vonesat në rimburimin e teksteve mësimore. Ajo i kërkoi përfaqësuesve të MAS se një rritje e buxhetit për fëmijët me AK ndikon drejt për së drejt në sigurimin e arsimit gjithëpërfshirës për ta.

Për herë të parë në Komisionin për Edukimin dhe mjetet e Informimit Publik, u bë e mundur dëgjimi i zërit të fëmijëve nëpërmjet nxënësit Henri Drinjak. Ai i parashtroi anëtarëve të Komisionit, një përmbledhje të rezultatit të votimeve të nxënësve, të cilët morën pjesë në fushatën e Javës Globale të Arsimit “Voto për Arsimin” 2015. Mësues të kualifikuar dhe arsimin pmrkatës, tekste mësimore cilësore dhe të përshtatshme pmr realitetin shqiptar, si dhe plotësimi i laboratorëve me mjete didaktike ishin disa ndër shqetësimet kryesore të cilat kërkojnë vëmendje më të madhe nga institucionet përkatëse.

Buxheti i Shtetit për Arsimin, ishte një ndër çështjet, e cila krijoi shumë debate në komision. Përfaqësues nga MAS dhe MF deklaruan se për vitin 2017 në total buxheti i shtetit për arsimin do të kapë shifrën 3.3 % të GDP. Një shifër kjo që do të vazhdojë të rendisë Shqipërinë ndër vendet e fundit në rajon për nivelin e investimeve në arsim si dhe bie ndesh me detyrimin e shtetit në marjen e masave të duhura në garantimin e aksesit në arsim publik cilësor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë. Të njëjtin shqetësim ndanë edhe përfaqësues të Save the Children në Shqipëri dhe UNICEF.

 

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us