Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...

Tiranë, 7 Nëntor 2018 – Në kuadër të diskutimit të hartimit të Progres Raportit të Shqipërisë për vitin 2019, Koalicioni për Arsimin në Shqipëri (ACE), dorëzoi pranë delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, sugjerimet në lidhje me situatën e arsimit parauniversitar publik dhe vështirësitë me të cilat hasen sot fëmijët në gëzimin e së drejtës së tyre për arsim publik cilësor dhe gjithëpërfshirës.
Materiali i paraqitur theksoi faktin që pavarësisht se arsimi konsiderohet si një të mirë publike, arsimi i fëmijëve dhe të rinjve nuk përbën një prioritet për qeverinë. Aktualisht, Shqipëria shpenzon 2.9 % të GDP për arsimin, një shifër kjo shumë e ulët krahasuar me vendet e Bashkimit Europian.
Varfëria e fëmijëve dhe e drejta e tyre për arsim, është një tjetër shqetësim I paraqitur në document. Mbi 100.000 fëmijë jetojnë në kushte varfërie,ndërsa mbi 50.000 fëmijë të varfër detyrohen të punojnë për të siguruar të ardhura për familjen e tyre. Rreth 15.000 fëmijë janë jashtë sistemit arsimor, ndërsa 36 % e fëmijëve rom nuk ndjekin shkollën dhe 43 % e fëmijëve me aftësi të kufizuar nuk janë në bankat e shkollës njësoj si bashkëmoshatarët e tyre.
Një focus tjetër i veçantë ishte edhe dhuna në institucionet shkollore, një fenomen shqetësues ky, për realitetin Shqiptare. Shifrat flasin për mbi 41% të fëmijëve që kanë përjetuar një formë dhune në shkollat tona, ndërsa 1 në 5 nxënësraporton kërcënime nga mësuesit.
Bazuar në të gjitha këto shifra dhe fakte, ACE i ka rekomanduar edhe insitucioneve ligjvënësve Shqiptare disa pika në lidhje me arsimin parauniversitar në vend.
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al