Indeksi Global për të Drejtën në Arsim: Shqipëria mungesë themelore të kushteve për mësim!

Krahasuar me 21 shtete të tjera, Shqipëria merr nën 50% të pikëve të vlerësimit për shkak të buxhetit e ulët të arsimit dhe kushteve të papërshtatshme të mësim-dhënies në arsimin parauniversitar

Tiranë, 18 Dhjetor 2019 – Indeksi Global për të Drejtën për Arsim, një mekanizëm vlerësimi për të matur ushtrimin  e të drejtës për arsim për të gjithë fëmijët dhe adoleshentët që ndjekin arsimin para-universitar kudo në botë, i përgatitur nga eksperte te se drejtes per arsim, nga Universiteti i Harvard, UNESCO, Global Campaign for Education dhe Education International etj, bëri publike rezultatet e tij, përfshi edhe ato për Shqipërinë.

Ndonëse në renditjen globale Shqipëria merr përgjithësisht një vlerësim pozitiv, pasi ka një kuadër ligjor dhe të politikave publike të zhvilluar, vendi yne merr vetëm gjysmën e pikëve në aspektet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me faktorët që ndikojnë në cilësinë e arsimimit të fëmijëve.

Sipas Indeksit Global, Buxheti i Shtetit, që jepet për arsimimin, arrin të përmbushë vetëm 45% të nevojave të nxënësve për arsimim në Shqipëri. Në vitin 2020, vetëm 2.55% të GDP e buxhetit të shtetit do të shkojë për arsimin, një vlerë kjo e pamjaftueshem per të mbuluar nevojat që ka arsimi parauniversitar. Nga të dhënat publike të Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Financave dhe INSTAT, nuk rezulton që formula e llogaritjes “për fëmijë” të jetë zbatuar ndonjëherë, gjatë përgatitjes së buxhetit për arsimin në Shqipëri, ndaj ekziston edhe një diferencë kaq e gjërë ndërmjet nevojave të fëmijëve dhe asaj që Qeveria investon për arsimimin e tyre.

Rezultatet e PISA 2018, të publikuara vetëm një javë më parë, treguan se buxheti i ulët për arsimin dhe mungesa e reformave efektive do të vijojne të ndikojnë negativisht në gjendjen e arsimit dhe renditjen e Shqipërisë ndër vendet e fundit në Europë për niveline arritjeve të nxënëseve në lëndët bazë.

Indeksi Global çon shqetësime serioze edhe për sigurimin e librave shkollorë falas për të gjithë fëmijët, si dhe mundësitë dhe cilësinë e arsimit për fëmijët me aftësi të kufizuara, përfshi edhe mjediset e papërshtatshme të të mësuarit për të gjithë nxënësit.

Një tjetër fushë që Indeksi vlerëson dhe jep pikë tepër të ulta është mungesa e mësuesve të trajnuar mirë dhe në vazhdueshmëri, ppër më tepër që Shqipëria ende nuk ka një standart minimal në lidhje me raportin e mësueve cilësorë për nxënës. Gjatë 22 viteve të fundit, reforma e sistemit arsimor nuk është përqëndruar sa duhet në reformimin e profesionit të mësuesit dhe shteti vijon ende të jetë i përfshirë në sistemin e procesit të vlerësimit të mësuesve. Fondet publike në dispozicion për trajnimin e mesuesve janë thuajse inegzistente dhe mësuesve ju kërkohet që të paguajne nga rroga e tyre për aftësimin e tyre të vazhdueshem.

Tekstet mësimore u vlerësuan me zero Pikë nga Indeksi, kjo për shkak se pavarësisht se ligji 69/2012 "Për sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri" (i rishikuar), neni 5 "E drejta e arsimit" përcakton që arsimi i detyrueshëm publik dhe arsimi i mesëm i lartë janë pa pagesë, në të vërtetë fëmijët dhe familjet paguajnë për të siguruar vetë tekstet shkollore. Vetëm klasat 1-5 përfitojnë tekste falas, që përsëri duhet të kthehen mbrapsh në përfundim të vitit arsimor.

Mjedisi mësimor në institucionet shkollore është vlerësuar gjithashtu më gjysmën e pikëve të mundshme, ku Shqipëria mori një rezultat të përgjithshëm prej 50%.  Prania e dhunës në shkollë dhe mungesa e një mekanizmi efikas ku nxënësit mund të raportojnë janë parë si dobësitë kryesore të sistemit.

Indeksi në fushën 5, atë të Përshtatshmërisë, evidentoi se arsimi përmbush vetëm 67% të nevojave për arsim për femijët me aftësi të kufizuara dhe për ata të minoriteteve. Mjedisi shkollor sot nuk garanton një akses të plotë që siguron arsim gjithëpërfshirës për fëmijët. Rreth 64% e fëmijëve me aftësi të kufizuara vijojnë të mbeten jashtë sistemi të arsimit publik parauniversitar.  Gjithashtu Shqipëria nuk ka të dhëna në lidhje me raportin mësues ndihmës i kualifikuar - fëmijë me aftësi të kufizuara. Fakti që politika në punësimin e mësuesve ndihmës ndryshon gjithnjë, e bën të vështirë matjen me efektivitet të këtij indikatori.

Ndërkohë, arsimimi i fëmijëve Rom, përbën një shqetësim serioz, sipas të dhënave të Indeksit. Niveli i ulët i numrit të fëmijëve Rom që ndjekin arsimin parauniversitar e shoqëruar kjo me pamundesinë për të zhvilluar  arsimin në gjuhën e tyre  dhe kushtet social-ekonomike në të cilat ata jetojnë, i detyron fëmijët Rom të mos e realizojnë të drejtën e tyre për arsimim.

Të dhënat e Indeskit Global për të Drejtën në Arsim dhe ndikimi që ka ai në arsimin parauniversitar dhe atë të lartë u bënë për herë të parë sot publike nga Koalicioni Për Arsimin në Shqipëri (ACE), përgjatë Forumit të 5-të Rinor Kombëtar: “Drejtësia, Arsimi dhe pjesëmarrja e të Rinjve”.  

Indeksi u hartua në bazë të një pyetësori të përbërë më 79 pyetje me një total prej 365 pikësh, dhe përmban të dhëna që monitorojnë aspektet e ushtrimit të të drejtës për arsim. Indeksi është një mekanizëm global i llogaridhënies që synon të sigurojë që të gjithë, pavarësisht se ku jetojnë, gëzojnë të drejtën për arsimim cilësor dhe gjithpërfshirës. Indeksi global monitoron progresin kombëtar dhe zbulon fushat kyçe që kanë nevojë për përmirësime.

Për më shumë informacion, kontaktoni:

Linda Pino

Koordinatore Kombëtare

Koalicioni për Arsimin në Shqipëri

E-mail: acce@acce.al

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us