Hapja e Fushates Globale per Arsimimin e Femijeve

KONFERENCE PER SHTYP

Dita: 21 Prill 2007 (e shtune)

Ora: 11.00

VendiSalla “Onufri”, Hotel Tirana International

QellimiHapja e Fushates Globale per Arsimimin e Femijeve

Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne ShqiperiCRCA, nje nga organizatat kryesore joqeveritare dhe jofitimprurese per mbrojtjen dhe zhvillimin e te drejtave te femijeve ne vend, qe prej pese vjetesh eshte organizatore dhe zbatuese e Fushates Globale “Arsimim per te Gjithe” ne Shqiperi.

Duke qene se kjo fushate nga viti ne vit ka bashkuar zerin e femijeve dhe shoqerise civile, politikaneve dhe zyrtareve te qeverise, per te rritur rendesine e arsimimit ne Shqiperi, edhe kete vit CRCA ne bashkepunim me nje sere organizatash joqeveritare kane bashkuar forcat e tyre per t’i bërë thirrje Kuvendit te Shqiperise, Qeverise shqiptare dhe Presidentit te Republikes, si dhe te gjithe politikaneve, qe te bejne me shume per sigurimin e te drejtave dhe arsimimin e femijeve ne Shqiperi, sigurimin e shkollave miqesore, ne menyre qe te eleminohet fenomeni i braktisjes se shkolles dhe tendalohet diskriminimi ndaj femijeve ne institucionet para-shkollore dhe arsimore publike.

Ne te gjithe Boten, perfshire edhe Shqiperine, nga data 23-29 Prill 2007, zhvillohet Java Globale “Arsimim per te Gjithe” nen moton “Arsimimi dhe te drejtat e njeriut”.

“Shkolla miqesore per çdo femije”do te jete motoja e Javes se Veprimit te Fushates per Shqiperine.

Qellimi i Fushates Javore ne Shqiperi eshte ndergjegjesimi i Qeverise shqiptare, politikanëve dhe publikut gjerë për problemet e arsimimit fëmijëve Shqipëri, veçanërisht arsimimit vajzave dhe fëmijëve grupeve vulnerabël, fenomenit braktisjes shkollës dhe fëmijëve përjashtuar nga arsimi si dhe krijimit kushteve për shkolla sa miqësore.

Per te adresuar dhe te bere te njohura problemet kyçe te arsimit ne Shqiperi, Ju ftojme te merrni pjese ne Konferencen per Shtyp,  qe zhvillohet ne date 21 Prill 2007, diten e shtune, ora 11.00, ne Hotel Tirana Internacional, Salla “ONUFRI”.

Sinqerisht,

Altin Hazizaj

Drejtor i CRCA

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us