Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...

Tiranë, 8 Qershor 2018 – Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri çeli sot për të dytin vit radhazi aplikimet për Çmimin Kombëtar ‘’Mësuesi i Vitit 2018’’.
Aplikimi online është aktiv që prej ditës së sotme. Çdo mësues, staf shkolle në rang kombëtar mund të marrë pjesë në nominim, duke e shoqëruar atë me një biografi dhe kontribut të punës së mësuesit të përzgjedhur ose të vetes, letrave të referencës (që mund të jenë të shkra nga një ngrup nxënësish/prindërish/mësuesish/drejtues shkolle), realizimit të një video prezantuese, në adresën http://www.acce.al/sq/apliko-cmimin-kombetar-mesuesi-i-vitit.
Në këtë proces ftohen të marrin pjesë të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar publik edhe privat në Republikën e Shqipërisë. Pesë do të jenë kategoritë kryesore të vlerësimit: Mësuesi i Vitit në Mësimdhënie; Mësuesi i Vitit Avokues për të Drejtën për Arsim; Mësuesi i Vitit në Inovacion; Mësuesi i Vitit si Kontribues në Arritjet Akademike të Shkollës; Mësuesi i Vitit në Arsim Parashkollor.
Mësuesit fitues do ti jepet mundësia të marrë pjesë dhe të garojë me mësues nga e gjithë bota në Çmimin Botëror për Mësuesin (Global Teacher Prize). Çmimi Botëror për Mësuesin, i cili është vlerësuar nga media si Çmimi “Nobel në Mësimdhënie”, një inisiativë e ndërmarrë nga Fondacioni Varkey, i cili vlerëson profesionin e mësuesit si dhe zbulon me mijëra histori të mësuesve të cilët kanë dhënë një kontribut në transformimin e jetëve të fëmijëve dhe të rinjve. Ndërsa Shqipëria është bërë pjesë e saj për herë të parë në vitin 2017.
Kriteret e përzgjedhjes së mësuesve fitues, janë të njësuara me kriteret e Fondacionit Varkey, mbi të cilat një juri e përbërë nga figura të shquara publike do të vlerësojnë mësuesit. Kriteret kanë të bëjnë me arritjen e rezultateve të të nxënit në klasë, përdorimin e praktikave mësimore inovative, aftësimi i fëmijëve për tu bërë qytetarë globalë, inkurajimi i mësuesve për të qëndruar në profesion, etj.
Për më tepër informacion kontaktoni në adresën: linda.pino@crca.al Tel +355676075400; web: www.acce.al
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al