Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...

26 Shtator 2013 - Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri (ACCE), i është bashkuar aktiviteteve lobuese dhe advokuese në nivel global, të 16 organizatave të shoqërisë cilvile nga e gjithë bota, si edhe 30 milion mësuesve, në rreth 170 vende të botës, të cilat në 24 Shtator, bënë thirrje që e drejta e njeriut për arsim të vendoset në qëndër të strukturës së Objektivave të Mileniumit post-2015.
Thirrja përmban parimet thelbësore të arsimit, si një e drejtë themelore e njeriut, si: çdo qënie njerëzore i duhet dhënë e drejta për arsim; shtetet janë përgjegjëse dhe duhet të respektojnë, mbrojnë dhe përmbushin të drejtat njerëzore, përfshirë të drejtën për arsim; e drejta për arsim fillon që në lindje dhe është e përjetshme; nevojën për një nismë e gjërë për rritjen e cilësisë së arsimit në nivel global; shteti duhet të sigurojë financim të mjaftueshëm për arsimin publik; duhet të ketë qeverisje demokratike në edukim etj.
Për të prezantuar këtë thirrje, organizatat kanëbashkëdrejtuar eventin “E Drejta për Edukim në Axhendën e Zhvillimit Post-2015”, në zyrat qëndrore të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, në New York. Përmendim këtu fjalimin kyç të Ministrit të Edukimit të Timorit Lindor, Bendito dos Santos Freitas dhe të Reporterit Special të Kombeve të Bashkuara, Kishore Singh, krahas përfaqësuesve të Qeverisë së Francës, UNESCO, UNICEF, UN Women, GCE dhe ICAE.
Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve ACCE, i është bashkuar këtij eventi global dhe në këtë kuadër është duke organizuar një takim me Ministren e re të Arsimit Znj. Lindita Nikolla, si dhe aktivitete të ndërgjegjësimt publik mbi këtë çështje.
Znj. Camilla Croso, Presidente e Fushatës Globale të Arsimit, tha: “Çdo personi i është dhënë e drejta për arsim, por sot miliona fëmijëve, adoleshentëve, të rinjve dhe të rriturve iu shkelet kjo e drejtë. Shkelja nuk vjen vetëm për shkak të mohimit të aksesit, ose sepse tarifat janë të shtrenjta, por edhe sepse edukimi i ofruar nuk i përgjigjet qëllimeve dhe objektivave të përcaktuara në instrumentat e të drejtave të njeriut. Në këtë kuptim, legjislacioni, politikat publike dhe praktikat edukuese duhet të orientohen drejt zhvillimit të plotë të personalitetit të njeriut dhe respektit për të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Shtetet, si përgjegjëse, kanë detyrimin të sigurojnë falas dhe në mënyrë cilësore sistemet e edukimit publik që janë në vend.
Për më shumë informacion, kontaktoni koordinatoret e Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve, në adresat: erinda.ibrahimllari@crca.al; lindapino@hotmail.it ose në numrin e telefonit +355 4 242264.
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al