E ardhmja e fëmijëve në dorën e mësuesve

Tiranë 07.02.2014-Fushata Globale për Edukimin ( GCE )publikoi sot Raportin e Monitorimit Botëror për vitin 2014 të “Arsim për të gjithë”.  Ky raportim prezanton një panoramë të zymtë të mësimdhënies dhe të të nxënit si dhe nënvizon dështimet e qeverive të ndryshme në mbarë Botën në përmbushjen e angazhimit të tyre për sigurimin e arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Në këtë raport GCE i bën thirrje qeverive, donatorëve dhe komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrin veprime konkrete për të adresuar mungesën e financimit në arsim, të cilësisë dhe përjashtimit të vazhdueshëm si rezultat i varfërisë dhe diskriminimit. Kjo bën që 6 qëllimet e “Arsim për të Gjithë” të miratuara në vitin 2000 të mbeten të paplotësuara.

Ky raport shpreh shqetësimin se përpos përparimeve të bëra në nxitjen e pjesëmarrjes së fëmijëve në shkollë, vazhdon të ketë një boshllëk në garantimin e një arsimi cilësor. Në Botë ka ende rreth 126 milionë fëmijë që nuk ndjekin arsimin para-universitar, shumë fëmijë të moshës shkollore nuk janë në gjendje të lexojnë, të shkruajnë apo të zotërojnë koncepte të matematikës elementare, dhe 774 milion të rinj dhe të rritur ende nuk mund të lexojnë dhe shkruajnë .

Përkundër angazhimeve të ndërmarra viteve të fundit ne fushën e arsimit, një në katër të rinj në vendet në zhvillim nuk mund të lexojnë një fjali të vetme. Personat në nevojë dhe të diskriminuar kanë gjasa që të jenë të përjashtuar nga sistemi arsimor. Sipas këtij raporti do të duhet të kalojnë rreth 97 vite në mënyrë që vajzat që jetojnë në zonat e varfëra rurale të gëzojnë të drejtën e tyre për një arsim cilësor. Raporti i fundit GCE për mësimdhënien tregon shembuj befasues se si kriza në edukim është duke ndikuar në cilësinë e arsimit në mbarë botën.

Përfaqësues të GCE u shprehën: “..ne mendojmë se mësuesit e mirë janë çelësi i suksesit dhe nuk do të mund të arijmë një arsim cilësor  për të gjithë  nëse nuk do të investohet në mësimdhënie”.

Deri më sot, ka pasur mungesë të investimeve serioze në mësimdhënie , klasa të mbipopulluara, mësues të pa trainuar dhe mungesë kualifikimi. Të gjitha këto kanë reflektuar në cilësinë e arsimit.

Së bashku, jemi duke bërë thirrje për qeveritë në mbarë Botën  për të përcaktuar si përparësi garantimin e arsimit cilësor duke i dhënë prioritet investimit në mësimdhënie për të siguruar që të gjithë fëmijët të gëzojnë të drejtën e tyre për arsimim.

Për më tepër informacion,http://unesdoc.unesco.org/images/0022/002256/225660e.pdf

Znj. Linda Pino,Koordinatore e Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri (ACCE),

E- mail: linda.pino @ crca.al, tel +355 697240661

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us