Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...

NJOFTIM PËR SHTYP
Java Globale “Arsimim për të Gjithë” 21 – 27 Prill 2008
Fushata Globale “Arsim për të Gjithë” është një fushatë ndërgjegjësuese mbi rëndësinë e arsimit bazë për çdo fëmijë në të gjithë botën e cila nga viti në vit ka bashkuar zërin e fëmijëve, të shoqërisë civile, politikanëve dhe zyrtarëve qeveritarë.
Këtë vit, në të gjithë Botën, përfshirë edhe Shqipërinë, nga data 21-27 Prill 2008, zhvillohet Java Globale “Arsimim për të Gjithë” nën moton “ARSIM CILËSOR PËR TË GJITHË, JEPINI FUND PËRJASHTIMIT”. Gjatë kësaj jave organizatat që punojnë për arsimimin e fëmijëve dhe sindikatat e mësuesve nga e gjithë bota i drejtohen qeverisë dhe politikanëve me slloganin “Politikan Kthehuni në Shkollë, është koha të kontribuoni".
Në Shqipëri për të organizuar aktivitetet e Fushatës Globale është ngritur Koalicioni për Arsimimin e Fëmijëve në Shqipëri, ku në kuadër të kësaj fushate prej gjashtë vjetësh janë zhvilluar aktivitete ndërgjegjësuese për arsimin e fëmijëve në të gjithë Shqipërinë.
Pjesë e Koalicionit për Arsimimin e Fëmijëve në Shqipëri janë:
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri / Defence for Children International (CRCA / DCI), Qendra e Informacionit dhe Kërkimeve për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (IRCCRA), World Vision Albania, Save the Children - Albania, Partner për Fëmijët, UNICEF - Albania, Aleanca për Fëmijët në Shqipëri (AFSH), SOS - Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, Federata e Sindikatave të Arsimit të Fëmijëve në Shqipëri –FSASH, Qëndra “Vatra”- Vlorë, Aleanca Gjinore për Zhvillim, Qëndra Fëmijët Sot, Diakonia Agapes.
Koalicioni për Arsimimin në Shqipëri fton të gjitha mediat për të pasqyruar aktivitetet e JAVËS GLOBALE PËR ARSIMIMIN, si një mundësi për tu njohur me problemet e arsimimit të fëmijëve në Shqipëri.
Të bashkangjitur do të gjeni listën e aktiviteteve.
Jeni të mirëpritur! Sinqerisht,
Altin Hazizaj
Drejtor i CRCA
LISTA E AKTIVITETEVE
TË KOALICIONIT PËR ARSIMIMIN E FËMIJËVE NË SHQIPËRI
Ndeshje futbolli midis fëmijëve dhe deputeteve si një mundësi e parlamentarëve për të njohur nga afër nevojat e fëmijëve të varfër dhe të margjinalizuar. Dt 23 Prill, Ora 11.00 tek Akuadromi tek pishinat, Tiranë;
Konferencë për Shtyp në 24 Prill 2008, ora 11.00 në Hotel Tirana International me pjesmarrjen e prezantuesve të njohur nga bota e spektaklit në Shqipëri;
MËSIMI MË I MADH NË BOTË, më 23 Prill, ora 09.00 në të gjithë botën dhe në Shqipëri, në të njëjtin orë do të diskutohet minimumi 20 minuta për çështjet e arsimimit dhe më pas do të regjistrohen personat që kanë dërgjuar këtë leksion për t’u përfshirë edhe Shqipëria në Rekordin Guiness “Mësimi më i madh në Botë”.
Takim kombëtar me pjesëmarrjen e mësuesve sindikalistë, nxënësve, prindërve, përfaqësueve të Ministrisë së Arsimit, Drejtorive Arsimore dhe shkollave, organizuar nga sindikatat e arsimit, FSASH/SPASH, në bashkëpunim me MASH;
Përgatitja, botimi dhe shpërndarja e posterit “Arsim cilësor për të gjithë, jepini fund përjashtimit”
Takim me parlamentarët, koalicioni do të ftojë të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që gjatë Javës së Fushatës të kthehen në shkollën e tyre dhe të kontribuojnë për sigurimin e një arsimimi cilësor dhe gjithë përfshirës;
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al