- Home
- Rreth Nesh
- Cmimi Kombetar “Mesuesi i Vitit”
- Fushata
- Lajme
- Legjislacion
- Studime
- Bëhu pjesë
- Vende Pune
- Na Kontaktoni
Raporti alternativ i UPR për fëmijët dhe të rinjtë, u prezantua gjatë Raportimit Periodik Universal të OKB-së në Gjenevë. Varfëria, skllavëria dhe dhuna seksuale ndaj fëmijëve, emigrimi dhe papunësia e të rinjve ndër çështjet më shqetësuese të ngritura në raport.
Tiranë, 4 Prill 2019 – Koalicioni për Arsimin në Shqipëri-ACE dhe Qendra për të Drejtat e Fëmijëve– CRCA/ECPAT Shqipëri, prezantuan sot në mëngjes në Gjenevë, raportin alternativ periodik mbi gjendjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, përpara Grupit të Punës të UPR të OKB-së në Gjenevë. Ky grup pjesë e Komitetit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së merr në shqyrtim çdo 4 vjet situatën dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në çdo vend anëtar të saj.
Raporti i Rishikimit Periodik Universal (UPR), u përgatit nga një koalicion i gjerë i rrjeteve dhe organizatave kryesore kombëtare në Shqipëri, të përbërë nga: Koalicioni për Arsimin në Shqipëri-ACE, CRCA/ ECPAT Shqipëri, Rrjeti Kombëtar Për të Rinjtë në Shqipëri -ANYN, Linja Kombëtare e Ndihmës për Fëmijë -ALO 116, Rrjeti Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri “Vepro për Fëmijët“. Raporti është përqëndruar te shkeljet dhe faktorët kryesorë lidhur me mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri përgjatë një periudhe 4 vjeçare.
Raporti i UPR ndan disa fakte tepër shqetësuese për gjendjen e të drejtave të fëmijëve dhe të të rinjve në Shqipëri. Situata e arsimimit të fëmijëve në Shqipëri zuri një hapësirë të rëndësishme në prezantimin e Raportit:
Koordinatorja e Koalicionit për Arsimin në Shqipëri, Linda Pino, theksoi se “Buxheti i shtetit nuk përmban thuajse asnjë zë për mbështetjen e shërbimeve miqësore për fëmijët dhe të rinjtë, që ata të mos përfundojnë viktima të dhunës seksuale, skllavërisë apo emigracionit të paligjshëm! Në këtë drejtim ne i kërkojmë publikisht Qeverisë që të rrisë buxhetin për arsimin dhe për shërbimet sociale për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri!” Koalicioni për Arsimin në Shqipëri – ACE prej vitesh i ka kërkuar Qeverisë Shqiptare rritjen e buxhetit të arsimit të paktën 5% të GDP-së, për të arritur kështu standartet e vendeve të tjera të Europës.
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al