Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...

Tiranë, 13 Maj 2014– Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri, nëpërmjet kësaj deklarate kërkon të tërheqë vëmendjen e Qeverisë dhe në mënyrë të veçantë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, organizatave të shoqërisë civile, prindërve dhe mësuesve në marrjen e masave konkrete për garantimin e të drejtës universale për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara në mbarë vendin.
E drejta për arsim e fëmijëve me aftësi të kufizuara është një e drejtë themelore e tyre, e cila sanksionohet në aktet ndërkombëtare dhe kombëtare. Konventa e Kombeve të Bashkuara, Konventa e të Drejtave të Fëmijëve, Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, thekson detyrimin e shteteve palë për të njohur të drejtën e personave me aftësi të kufizuara për edukim dhe për ta realizuar këtë të drejtë pa diskriminim dhe në bazë të mundësive të barabarta.
Gjatë viteve të fundit nismat endërmara në kuadër të garantimit të aksesit të fëmijëve me aftësi të kufizuara në sistemin e detyrueshëm publik kanë ecur përpara, por ende nëShqipëri fëmijët me aftësi të kufizuara nuk shohin të plotësuar të drejtën e tyre universale për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës.
Kjo vjen jo vetëm për shkak të paragjykimeve që kanë prindërit, diskriminimit që këta fëmije ndiejnë por gjithashtu për shkak të mungesës së theksuar të infrastrukturës në shkolla dhe mungesa e pranisë të mësuesit mbështetës në të gjitha shkollat e ndjekura nga fëmijët me aftësi të kufizuara.
Bazuar në dhënat zyrtare për vitin akademik 2011-2012, rezulton se 5678 ose64% e fëmijëve me aftësi të kufizuartë grup moshës 6-15 vjeç nuk frekuentojnë arsimin e detyrueshëm.
Nisur nga këto të dhëna të mbledhura në kuadër të Javës Globale “Arsim për të Gjithë”, Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri rekomandon:
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al