Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...

NJOFTIM PËR SHTYP
“LEXO BASHKË ME MUA - BËHU PJESË E LEXIMIT MË TË MADH NË BOTË”
Hotel Tirana International, Salla “Akernia”
Tiranë, 24 Prill 2009, ora 10.00 – 12.00
Koalicioni për Arsimimin e Fëmijëve në Shqipëri dëshiron të ftojë të gjithë mediat të marrin pjesë dhe të pasqyrojnë Aktivitetin Publik me rastin e Javës Globale për Arsimimin për të Gjithë.
Fushata Globale “Arsim për të Gjithë” është një fushatë ndërgjegjësuese mbi rëndësinë e arsimit bazë për çdo fëmijë në të gjithë botën e cila nga viti në vit ka bashkuar zërin e fëmijëve, të shoqërisë civile, politikanëve dhe zyrtarëve qeveritarë.
Që nga fillimi i Fushatës Globale “Arsimim për të Gjithë” më shumë se 30 milion fëmijë në të gjithë botën janë regjistruar në shkollë. Numri i fëmijëve në të gjithë botën që nuk shkojnë në shkollë ka rënë në 80 milion dhe numri i personave të rritur analfabet ka rënë në 800 milion.
Prej vitesh me radhë, në të gjithë Botën, përfshirë edhe Shqipërinë, gjatë muajit Prill, zhvillohet Java Globale “Arsimim për të Gjithë”. Këtë vit kjo javë do të zhvillohet më 20-26 Prill 2009 nën moton “LEXO BASHKË ME MUA, BËHU PJESË E LEXIMIT MË TË MADH NË BOTË” ku gjatë kësaj jave në të njëjtën kohë në të gjithë botën do të lexohet një lexim me fokus mbi rëndësinë e arsimit të fëmijëve.
Në Shqipëri për të organizuar aktivitetet në kuadër të Fushatës Globale është ngritur Koalicioni për Arsimimin e Fëmijëve në Shqipëri, ku prej shtatë vjetësh janë zhvilluar aktivitete ndërgjegjësuese në të gjithë Shqipërinë mbi rëndësinë e arsimimit të fëmijëve.
Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë fëmijë nga disa qytete të Shqipërisë, shkrimtar, znj Shpresa Vreto, z.Gaqo Bushaka dhepersona të tjerë të shquar në fushën e letërsisë për fëmijë, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe media.
Aktiviteti Publik organizohet më 24 Prill 2009, ora 10.00 në Hotel Tirana International,Salla “Akernia”.
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al